Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

554 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, mallkimi ne Champions vazhdon: “A e dini sa pike duhen per tu kualifikuar tani?”

Inter, mallkimi ne Champions vazhdon: “A e dini sa pike duhen per tu kualifikuar tani?”
Inter Club Staff

Mallkimi Champions. Ishte Interi me i shemtuar i te gjithe sezonit: si per kualitet loje por edhe per gabime individuale.

Keshtu, zikalterit e Inzaghit nuk shkojne me shume se sa nje 0-0 ne Kiev kunder Shakhtar Donetsk qe drejtohet nga Roberto De Zerbi.

Ishte nje ndeshje me siguri jo e bukur ajo e djemve te Inzaghit, qe gjithesesi nuk kishte as fat: edhe kjo duhet thene dhe pranuar.

Kampionet e Italise edhe pse lane hapsira prapa, nuk mbahet mend asnje pritje e Samir Handanovic sepse te gjitha gjuajtjet u ndalen nga mbrojtesat.

Nderkohe Interi ka pasur te pakten pese raste te pastra per gol. Nuk jane pak dhe eshte nje kembane alarmi per te ardhmen.

Nje skuader si Interi nuk mund te humbase kaq shume raste perpara ne sulm sidomos ne ndeshje kaq shume te rendesishme.

“Gjithesesi, kualifikimi ne raundin tjeter mbetet totalisht ne duart e Interit ,qe natyrisht do duhet te mundin Shakhtar ne San Siro (ne program per 24 nentorin) por duhet te mundin edhe Sheriffin dy here.”

“Kjo e dyta edhe pse perpara disa javesh do te dukej dicka e thjeshte, nuk eshte keshtu:

Sheriff mundi Shakhtar dhe diten e djeshme mundi edhe Real Madrid ne Santiago Bernabeu.”

“Moldavet nuk jane nje skuader kaq e thjeshte sa te gjithe menduan por nje kundershtar per tu respektuar.”

“Gjithesesi, Interi nese do te kaloje, duhet ta meritoje dhe te munde ata dhe Shakhtar ne kthim.”

“Sa pike i duhen Interit per kualifikimin? 9 pike. 6 ndaj Sheriff dhe 3 ndaj Shakhtar dhe ndeshja e fundit e Interit ne Bernabeu behet totalisht e pa vlefshme per te ardhmen.”

“Prandaj, zikalterit do duhet  te japin maksimumin qe te udhetojne ne Madrid me kualifikimin ne xhep.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.