Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

280 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta dhe frika qe quhet Brozovic: “Ja cfare po ndodh ne kete moment. Veshtiresi e madhe per…”

Inter, Marotta dhe frika qe quhet Brozovic: “Ja cfare po ndodh ne kete moment. Veshtiresi e madhe per…”
Inter Club Staff

Tani i gjithe Interi pret nje tjeter gol nga Marcelo Brozovic pas atij qe ka shenuar diten e djeshme ne ndeshjen ndaj Sheriff.

Eshte nje gol per tu shenuar kesaj radhe me leter dhe laps: autografi i shumepritur ne kontraten e re me Interin.

Pas asaj qe ndodhi me Lautaron dhe asaj qe pritet te ndodhe sot ose neser me Barella, klubi zikalter, ashtu si eshte shpjeguar, ka si qellim te rinovoje dhe kontraten e Brozovic.

Ai per Interin eshte bere i pazevendesueshem dhe lojtari vete nuk do te donte te largohej. Por cfare po ndodh qe nuk po vjen rinovimi?

“Gjithcka eshte ne doren e babait dhe avokatit te tij. Interi shpreson qe te mbylle cdo gje shume shpejt per te.”

“Gjithesesi, ne asnje moment deri me tani askush nuk e ka kuptuar se per Brozovic mjafton nje rroge dhe oferte e njejte si per Barella.”

“Inter i ka dhene Barella 4,5 milione euro ne sezon qe do te rriten vit pas viti. Madje direkt pas ndeshjes me Udinesen vete Inzaghi ka kerkuar me te madhe rinovimin e tij.”

“Veshtiresia me e madhe ne kete moment ka qene per tu kuptuar se cfare po kerkon realisht babai dhe avokati i lojtarit te cilet kane shtyre dy here takimin.”

“Marotta ka nje frike por qe eksperienca e tij e ben te qendroje i qete: qe lojtari te mos pretendoje para por mund te kete nje oferte te fshehur nga ndonje skuader e madhe. Gjithesesi, deri me tani nuk ka asnje te dhene per kete”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.