Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

265 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vidal dergon nje mesazh fantastik per te gjithe: “Ju nuk e keni idene si ndihem: me duket sikur…”

Vidal dergon nje mesazh fantastik per te gjithe: “Ju nuk e keni idene si ndihem: me duket sikur…”
Inter Club Staff

Nje ndeshje vertete e madhe dhe nje paraqitje per tu mbajtur mend: sakrifice dhe grinte kane qene kryefjala e paraqitjes se tij dje.

Ne fushe ndaj Sheriff eshte pare nje Arturo Vidal qe nuk ishte pare prej vitesh ne fushat e futbollit dhe kjo ka rene ne sy per mire te te gjithe.

Kiliani dhe forma qe ai po gjen po gezon jo vetem tifozet, por ne radhe te pare po gezon Simone Inzaghin qe ka shume mundesi zgjedhje ne mesfushe tashme.

Ka qene pikerisht ai vete qe ka folur per te gjithe, ne vecanti per tifozet e tij, me nje mesazh shume te bukur diten e djeshme.

“Jam shume i lumtur sepse skuadra ka marre tre piket ne shtepi dhe kjo gje eshte shume e rendesishme.”

“Ju nuk e keni idene se si po ndihem une: cdo dite e me mire, duke u permiresuar akoma edhe me shume.”

“Le te ecim perpara keshtu si Inter, kete te diele kemi nje tjeter perballje te madhe per te luajtur. Nje sfide tjeter e madhe.”

Keshtu shprehet Vidal qe karikon skuadren edhe per ndeshjen e rendesishme ndaj Milanit qe nuk eshte aspak per tu nenvleresuar.

Gara e tij eshte edhe me Calhanoglu dhe ne kete moment qe po flasim, shanset e Vidal dhe Calhanoglu jane 50% me 50%.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.