Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

669 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta eshte gati ti beje dhuraten e shumepritur Contes ne merkato? “Tranjeri vazhdon ta kerkoje, e shikon si lojtarin perfekt per Interin.”

Inter, Marotta eshte gati ti beje dhuraten e shumepritur Contes ne merkato? “Tranjeri vazhdon ta kerkoje, e shikon si lojtarin perfekt per Interin.”
Inter Club Staff

Antonio Conte ka qene shume i qarte sa here ka folur per merkaton dhe e ka perseritur disa here konceptin e tij.

Ne kete Inter, per te fituar dicka dhe per te pasur sukses, duhen lojtare qe kane nje menatalitet fitues dhe qe kane fituar ne te kaluaren.

Eshte pikerisht kjo arsyeja se pse ai prej dy merkatosh perserit nje emer te vetem qe deshiron ta stervise tek Interi: Arturo Vidal.

Ai eshte nje nxenes i tij qe ne koherat e Juventusit dhe e shikon kilianin si lojtarin perfekt per ti dhene dinamizem dhe intensitet mesufshes se Interit. Por deri me tani ka pasur nje problem jo te vogel me Marotten.

Administratori i deleguar i Interit nuk ka qene dakort per blerjen e tij per shkak te kostos, rroges dhe moshes se lojtarit.

Tre elemente keto qe jane shume te rendesishem per politiken e Interit qe deshiron te investoje per lojtare te rinj e jo per lojtare qe jane ne perendim te karrieres se tyre.

Por per Conten, Arturo Vidal eshte nje perjashtim e nuk eshte si te tjeret, sepse ai eshte lojtar qe i mungon Interit.

“Ai shikon te Arturo Vidal te vetmin lojtar qe mund te vije te ky Inter dhe mund te beje diferencen ne mesfushen e Interit.”

Nderkohe, Marotta flitet se eshte gati qe ti beje dhuraten e shumepritur Contes dhe shume shpejt do te filloje kontaktet perseri me Barcelonen me shpresen se ata nuk do te kerkojne perseri Lautaron ne kembim.

Keshtu shkruhej sot ne faqet e te perditshmes italiane, Libero.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.