Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,648 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta zbulon gjithcka: “Ja si qendron puna per Dybala. Skriniar? Ne nuk do shesim asnje lojtar qe nuk…”

Inter, Marotta zbulon gjithcka: “Ja si qendron puna per Dybala. Skriniar? Ne nuk do shesim asnje lojtar qe nuk…”
Inter Club Staff

“Nese Lukaku kalon Pogba si operacioni me i mire i karrieres sime? Ajo e Pogba ka qene shume e rendesishme.”

“Duhet qe te falenderojme klubet gjithmone per raste te tilla. Po punojme fort me Ausilion dhe Baccin per Lukaku, kjo eshte e vertete.”

“Duhet te falenderojme presidencen tone, pronaret tone qe na dhane mundesi qe te shkonim perpara me kete operacion.”

“Shpresoj qe gjithcka te mbyllet shpejt, nuk them brenda disa oresh, por brenda disa ditesh ndoshta po.”

Kete ka thene Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit pak perpara fillimit te eventit ‘Ricordo Candido Cannavó 2022’ ne Milano.

Nderkohe, pyetjet e gazetareve kane vazhduar edhe me tej:

Cili eshte gjykimi yt per rikthimin e Romelu Lukaku ne Milano?

“Mbi te gjitha, dua te falenderoj Ausilio dhe Baccin. Tani jemi ne fazen e sintezes dhe duam te zyrtarizojme shume shpejt disa operacione.”

“Jane dite shume operative, besoj ne pak dite do te vine disa mbyllje te rendesishme tratativash ne menyre zyrtare.”

Mund te na tregoni pak cfare po ndodh me Dybala?

“Situata eshte se jemi takuar me perfaqesuesit e tij, po kjo eshte pjese e punes tone. Ne takohemi me agjentet.”

“Duhet te behen sondazhe, duhen eksporuar rruge te reja e nder keto rruge eshte edhe Paulo Dybala ne kete moment.”

“Por me pas, per te gjetur nje marreveshje duhet te behen disa arsyetime te rendesishme dhe per momentin nuk jemi ende ne fazen per te mbyllur nje marreveshje.”

Per Skriniar a eshte Chelsea nje opsion?

“Per Skriniar ka nje interes te shume skuadrave, por per sa i perket situates, ne ne skuader kemi shume lojtare te mire.”

“Pastaj do te vleresojme me kujdes, por jemi gjithmone ne situaten qe nuk do te donim te hiqnim dore nga asnje lojtar.”

“Ne nuk duam te shesim asnje lojtar me perjashtim te rastit kur shitja kerkohet nga lojtari vete.”

“Nderkohe, duhet te marrim parasysh edhe anen financiare dhe te qendrueshmerise se klubit sepse futbolli sot ka nevoje per ekuiliber te madh.”

“Shitja dhe blerja e lojtareve mund te jete nje instrument shume i rendesishem per te bere qe llogarite te jene ne rregull.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.