Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,978 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta zbulon lajmin e papritur: “Ky titullar tek Inter nuk eshte me i paprekshem. Inzaghi tani do…”

Inter, Gazzetta zbulon lajmin e papritur: “Ky titullar tek Inter nuk eshte me i paprekshem. Inzaghi tani do…”
Inter Club Staff

Nje titullar ne shtepine Inter… nuk eshte me i paprekshem. Kete gje e zbulon diten e sotme La Gazzetta dello Sport, e cila flet per hirarkine ne mesfushen e Interit ne prag te sezonit e ri.

Me sa duket, sipas tyre, duke filluar nga 11 korriku, tek Inter do te kete nje rivalitet te shtuar ne qendren e majte te mesfushes.

“Ne kete moment, nisja tek Inter do te jete e forte per Hakan Calhanoglu qe tashme do te jete shume i rrezikuar.”

“Ai pas vetes do te kete Mkhitaryan, i cili do e nise pikerisht si zevendesi i turkut dhe do te tentoje ti zere edhe vendin.”

“Blerja e Mkhitaryan tregon edhe nje here se si Interi ka dashur te rrise konkurencen ne mesfushe duke tentuar te rrise edhe kualitetin.”

“Turku nuk eshte me tashme i paprekshem si vitin e kaluar ku ai kishte pas vetes vetem Matias Vecino qe nuk ka qene nje rival i denje per te.”

“Pastaj, nje rregull i vjeter i futbollit thote qarte: konkurenca te stimulon, nuk eshte (pothuajse) asnjehere nje problem.”

“E duke ndjekur kete logjike Inter po nderton nje skuader te rendesishme per sezonin e ardhshem futbollistik.”

“Por kjo po ndodh edhe per shkak te kalendarit te cuditshem qe Serie A do te kete ne kete sezon per shkak te Katar 2022.”

“Calhanoglu ka qene protagonist i nje sezoni te mrekullueshem vitin e kaluar ku a ka qene edhe protagonist absolut.”

“Por gjate sezonit, edhe ai ka pasur disa momente renie, ku si gjithe skuadra e Interit, nuk ka dhene me te miren e tij.”

“Gjithesesi, fakti se ai ka bere mire qe ne sezonin e tij te pare eshte nje merite shume e madhe e Simone Inzaghi.”

“Qe prej 14 gushtit, dite kur fillon edhe Serie A, ai do te kete nje rival me shume ne fushen e lojes por edhe ne stervitje.”

“Do te kete nje motiv me shume per te shtyre me shume ne stervitje por per te bere dicka ekstra edhe ne loje.”

“Dueli Calhanoglu-Mkhitaryan do te jete nje duel qe do te mbaje pezull shume formacione te mundshme gjate sezonit te ri.”

“Ata per shkak te karakteristikave, jane dy lojtare qe luajne me se miri si mesfushore qendrore te majte, prandaj edhe do te kete rivalitet.”

“Gjithesesi, po ashtu si Mkhitaryan, edhe Calhanoglu mund te luaje shume mire pas shpines se sulmuesve si nje 10.”

“Ai preferon me shume te godase nga jashte zone, dhe ne goditjet e lira eshte shume me mire se armeni.”

“Nderkohe Mkhitaryan preferon qe te jape assiste, dhe ka nje nuhatje shume te mire per depertimet ne zone dhe per golin afer portes.”

“Kjo eshte nje karakteristike qe nga Inzaghi vleresohet shume dhe mendohet se Mkhitaryan do te jete nje arme me shume per kete Inter.”

“Zikalterit me blerjen e armenit kane marre ne shtepi nje fitues: ai ka fituar 22 trofe ne karrieren e tij futbollistike.”

“Nuk ka asnje lojtar ne skuadren e Interit qe te kete fituar me shume se ai duke marre parasysh largimet e Vidal dhe Sanchez.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.