Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,062 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet formula dhe shifra qe mund te perfitohet nga Sensi: “Monza eshte gati te ofroje plot…”

Inter, zbulohet formula dhe shifra qe mund te perfitohet nga Sensi: “Monza eshte gati te ofroje plot…”
Inter Club Staff

Me sa duket, ne rast se Monza do te vije ne Serie A, Galliani dhe Berlusconi e kane perzgjedhur yllin qe duan te blejne per skuadren e tyre si dhurate.

Behet fjale per Stefano Sensi, mesfushori i Interit qe ka perfunduar ne shenjestren e Monzes prej shume kohesh.

Kete gje e konfirmon diten e sotme Tuttosport, e cila tregon edhe nder te tjera edhe cmimin qe mund te paguhet nga Monza per te.

“Inter, ashtu si eshte thene me pare, deshiron qe ta shese lojtarin sepse nuk e ka me ne planin e saj per te ardhmen.”

“Keshtu, shifra qe zikalterit mund te perfitojne nga shitja e tij shkon nga 15 milione euro ne 20 milione euro ne total.”

“Ne bilanc lojtari peshon rreth 14,9 milione euro dhe nuk eshte aspak mundesia qe ai te shitet me pak se 15 milione.”

“Por kujdes: Monza mund te beje nje oferte ne huazim per lojtarin dhe mund ta ndaje te drejten ose detyrimin e blerjes ne disa keste.”

“Mardheniet ndermjet klubeve jane shume te mira dhe ne mes jane edhe dy lojtare te tjere qe aktualisht jane te huazuar te Monza: Di Gregorio dhe Pirola.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.