Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

433 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, mberrin ne Appiano nje delegacion me arbitra? “Eshte bere gati nje dosje plot me…”

Inter, mberrin ne Appiano nje delegacion me arbitra? “Eshte bere gati nje dosje plot me…”
Inter Club Staff

Eshte edhe arbitri francez Clement Turpin ne listen e zeze te Interit. Faulli i munguar i Mendy ndaj Hakimi qe ka sjelle 1-0 e Real Madrid eshte thjeshte me i fundit i listes se gjate te gabimeve arbitrale ndaj Interit kete sezon.

Ashtu si tregon Tuttosport, problemi i Interit eshte se te gjitha nga kater ndeshjet e fundit, arbitrat kane gabuar gjithmone ndaj tyre.

Ne Genova, arbitri Massa nuk dha nje penallti per kontaktin Bani-Lukaku, por Interi ne ate ndeshje arriti te fitonte.

Me pas ne Kiev, kunder Shakhtar Donetsk, Bondar e mbajti Lukaku si ne nje ndeshje futbolli amerikan: edhe aty u injorua dhe nuk u dha penallti.

Per te ardhur me pas ndeshja me parmen, ku Piccinini beri nje pastice te vertete me gjykimin duke mos dhene penallti ne rastin e Balogh-Perisic.

Pas ndeshjes me Parmen, ai qe shpertheu para mediave ka qene Beppe Marotta, qe ka tentuar ti degjohet zeri.

E perditshmja italiane tregon se si gjithcka cfare ka ndodhur ne Itali me Interin kete sezon, do te analizohet nga delegacioni i arbitrave dhe drejtuesi i dyte, Gianluca Rocchi.

Ata do te jete ne Appiano Gentile ne daten 23 nentor, kur te gjithe lojtaret te rikthehen ne Pinetina per te qartesuar disa rregulla.

Por nderkohe Interi ka bere gati nje file (dosje) me te gjitha gabimet arbitrale ndaj tyre kete sezon, gati per ta prezantuar perpara tyre dhe kerkon nga klasa arbitrale qe te shikohet ne te ardhmen cdo moment me kujdes, sepse ato qe kane kaluar nuk mund te zhbehen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.