Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

475 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta-Inter, vjen konfirmimi i Biasin: “Tani eshte gjithcka e sigurt. Ja kur fillon pune tek Interi…”

Marotta-Inter, vjen konfirmimi i Biasin: “Tani eshte gjithcka e sigurt. Ja kur fillon pune tek Interi…”
Inter Club Staff

Per kete gje folem edhe sot ne mengjes ku Corriere dello Sport kishte zbuluar ne numrin e saj se Marotta per here te pare kishte pranuar kalimin tek Interi edhe pse jo ne menyre te drejteperdrejte por duke e lene thjesht te hapur si mundesi.

“A eshte e ardhmja ime tek Interi? Mund t’ju them vetem se kjo eshte nje nga mundesite”.

Keto kane qene fjalet e ish-drejtuesit te Juventusit ne Castelfranco Veneto gjate ceremonise se “Radicchio d’oro” i cili ka vazhduar edhe me tej: “Me siguri do te qendroj ne Itali”. Keto fjale konfirmojne edhe njehere afersine e ish-drejtuesit te Juventusit me klubin zikalter.

Por duket se gazetari i njohur italian, Fabrizio Biasin ka zbuluar akoma me shume gjate dites se sotme rreth ardhjes se Marottes tek Interi.

Ish-drejtuesi i Juves ka jave qe perflitet per nje kalim tek Interi dhe zerat e sotshem jane thjesht konfirmimi i radhes por pikepyetja me e madhe nuk eshte nese do te vije Marotta apo jo sepse per kete kane shume pak dyshime tashme por dyshimi mbetet tek koha: Kur do te vije Marotta tek Interi?

Pikerisht per kete sot Biasin ka folur duke zbuluar kohen se kur Marotta do te marre detyren e re:

“Marotta duhet te firmose brenda fundit te javes tjeter dhe do te marre zyrtarisht detyren e re tek Interi ne fillimin e dhjetorit.”

Sipas Biasin tashme nuk ka asnej dyshim: Marotta vjen dhe me sa duket ndeshja Juventus-Inter e fillimit te dhjetorit do e gjeje me shallin zikalter ne qafe.

Kujtojme qe Biasin eshte nje nga gazetaret me afer Interit dhe njihet prej te gjitheve tashme miqesia e tij e ngushte me Piero Ausilion.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.