Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,001 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, merret vendimi perfundimtar? “Pas kesaj date, nuk ka shans te ndodhe asnje shitje e madhe: preket edhe…”

Inter, merret vendimi perfundimtar? “Pas kesaj date, nuk ka shans te ndodhe asnje shitje e madhe: preket edhe…”
Inter Club Staff

Sipas La Gazzetta dello Sport, Inter me sa duket ka vendosur nje dead-line te qarte per sa i perket merkatos ne dalje.

Mbi te gjitha, ky vendim i marre ka te beje direkt me Milan Skriniar dhe me tranjerin e Interit, Simone Inzaghi.

Le te futemi me shume ne detaje: “Pasiguria per sa i perket merkatos se Interit, nuk mund te zgjase ne pafundesi.”

“Kjo sepse nuk i ben mire askush: keshtu, e ardhmja e sllovakut dhe e lojtareve te tjere TOP te Interit ka nje date sigurie”.

“Qe nga sot, deri ne daten 11 gusht, do te vendoset cdo gje per sa i perket merkatos ne dalje ne skuadren e Interit”.

“Por nuk eshte kaq e thjeshte: Skriniar sot per sot nga Inter largohet vetem me nje shifer te pabesueshme: dicka ndermjet 70 dhe 80 milione euro”.

“Deri me tani askush nuk e ka pasur mundesine apo vullnetin per te paguar kete shifer: as vete Paris Saint Germain”.

“Gjithesesi, arsyet qe Inter ka marre kete vendim, kane te bejne edhe me faktin se eshte shume e komplikuar te gjendet nje zevendes”.

“Kjo gje vlen edhe per lojtare te tjere qe kerkohen ne merkato si puna e Dumfries: asnje levizje pas dates 11 gusht. Gjithesesi, ka edhe me shume”.

“Inzaghi i ka idete shume te qarta dhe po kerkon qe te ktheje tek Inter shpirtin e para dy viteve, por me mekanizmat e sezonit te kaluar”.

“E reja me e rendesishme e veres eshte Lukaku, i cili eshte kthyer tek Inter ne nje menyre qe askush nuk e priste”.

“Interi i ri duhet te dije qe te perfitoje nga momentet e ndeshjes dhe te beje nje rrugetim ne rritje per sa i perket lojes”.

“Nuk mund te llogaritet dot qe nje skuader si Inter te humbase nje lojtar si Skriniar pasi te kete filluar kampionati ne daten 13 gusht”.

“Nuk ka logjike, nuk ka kuptim. Prandaj edhe drejtuesit e Interit kane vendosur keshtu kete date limit: 11 gusht.”

“Chelsea dhe PSG po kerkojne ende nje mbrojtes, kjo eshte e vertete, por e vertete eshte edhe se Inter nuk pret dot ne pafundesi per oferta”.

“Inter keshtu, ne daten 11 gusht, do te kyce skuadren e saj te pare dhe pas kesaj date nga skuadra mund te kete vetem largime te dores se dyte”.

“Ne kete hipoteze, shitja e mundshme do te behej me pas gjate qershorit 2023, pasi te kete perfunduar Serie A”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.