Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

195 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Sky Sport zbulon gjithcka: “Ja kush jane tre titullaret e perhershem te Contes ne mesfushe: ne liste edhe…”

Inter, Sky Sport zbulon gjithcka: “Ja kush jane tre titullaret e perhershem te Contes ne mesfushe: ne liste edhe…”
Inter Club Staff

Interi me sa duket ka nje fizionomi te qarte. Tekniku i zikalterve, Antonio Conte, i ka idete shume te qarta per sa i perket titullareve te tij.

Edhe pse ai kerkon qe te gjithe te gjenden gati kur ti therrase ne krye te detyres, sepse Interi nuk mund te luaje gjithmone me te njejtet.

Por Sky Sport, ka publikuar diten e sotme disa statistika qe tregojne me se miri ate qe po ndodh ne mesfushen e Interit.

Duket se tranjeri zikalter ka tre lojtare ne mesfushe qe mund te konsiderohen pa frike titullare te padiskutueshem.

Ata jane Nicolo Barella, Marcelo Brozovic dhe Arturo Vidal. Numrat me lart konfirmojne kete vendim te tranjerit.

Ashtu si evidenton Sky Sport, ish-lojtari i Cagliarit eshte pothuajse gjithmone prezent ne formacionin e Interit.

Ai ka qene praktikisht i pazevendesueshem duke luajtur plot 2278 minuta ne kete sezon 2020-2021.

Nderkohe, pas tij vjen Brozovic me 1819 minuta te luajtura dhe me pas Vidal me 1555 minuta te luajtura.

Alternativa e pare per Conten duket se eshte Gagliardini, qe ka luajtur 1130 minuta ndersa Eriksen eshte alternativa e dyte me 623 minuta dhe Sensi alternative e trete me 304 minuta.

Matias Vecino eshte ende te 0 minuta, por ai sapo eshte rikthyer ne fushat e lojes pas nje demtimi te gjate.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.