Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

556 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Karamoh: “Kemi folur disa here me Interin per te ardhmen e tij. Interi na ka thene se ai duhet te mendoje per fushen!”

Agjenti i Karamoh: “Kemi folur disa here me Interin per te ardhmen e tij. Interi na ka thene se ai duhet te mendoje per fushen!”
Inter Club Staff

Ndermjet derbit, vrapimit drejt Champions League dhe te ardhmes se Yann Karamoh ka folur Oscar Damiani, agjenti shume i njohur i talentit te ri francez qe eshte ne pronesi te Interit por qe aktualisht luan ne huazim tek Bordeaux.

Ai ka folur per mikrofonat e RMC Sport dhe ka folur per momentin e zikalterve ndermjet fushes dhe merkatos. Keto kane qene fjalet e Damianit:

DERBY – “Interi ka bere nje ndeshje te madhe. Milani ka lojtare te mire, por mungon ende ajo cilesia per te luftuar per ndeshjet qe vlejne. Zikalterit e kane interpertuar ndeshjen nga ana emotive shume mire. Edhe ata lojtare qe keto kohe nuk kishin luajtur mire, kane bere nje ndeshje te madhe.”

KARAMOH – “Eshte e veshtire ta programosh. Yann eshte sjelle shume mire, por per mua mund te rritet akoma me shume dhe te maturohet pak. Ka kualitete shume te mira. Duhet pare se kush do te jene strategjite e Interit: nese do te largohet Perisic, me siguri Interi do te bleje nje lojtar te nje niveli teper te larte.

Karamoh mund te jete nje alternative nga stoli ne kete rast apo kur do te duhet dikush nga pankina per te ndryshuar rrjedhen e lojes e per te ndihmuar ne repartin e sulmit. Per tu monitoruar mbetet situata e Keita (qe eshte ne huazim me te drejte blerje shume te larte) dhe Candreva. Gjithesesi keto jane sitauta qe vendosen ne nje moment te dyte. Ne kemi folur me Interin disa here. Cfare kene thene? Qe Karamoh te mendoje per fushen e lojes, per te tjerat do te kete kohe per te biseduar.”

VRAPIMI DREJT CHAMPIONS – “Gara per nje vend ne Champions eshte me emocionuese ne kampioant se sa vete gara drejt titullit. Ketu nuk kemi ca shtojme. Juventusi eshte shume para, Napoli me shume mundesi do te dale ne vendin e dyte. Nderkohe gara per Europen te emocionon shume. Shpresoj shume qe milanezet t’ja dalin. Kane disa mundesi me shume se romanet per ta arritur kete. Por nuk do te jete e thjeshte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.