Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,401 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Nainggolan habit: “Po te isha si Barella une sot nuk do te luaja. Perisic? Gabim i tmerrshem nga…”

Inter, Nainggolan habit: “Po te isha si Barella une sot nuk do te luaja. Perisic? Gabim i tmerrshem nga…”
Inter Club Staff

Radja Nainggolan, nje ish-lojtar i Interit dhe i Cagliarit, ka dhene sot nje interviste per La Gazzetta dello Sport ne prag te kesaj ndeshje.

“Mua do te me pelqente nje Scudetto e Interit, por do te isha super i lumtur edhe nese Cagliari do te shpetonte.”

“Por nese do me duhet te zgjedh, do te zgjidhja gezimin per Cagliarin”.

Keshtu e ka nisur Radja intervisten e tij, dhe me pas ka folur edhe per tema te tjera duke permendur edhe Barella.

A te habit me shume avantazhi i Scudettos qe ka humbur Inter apo situata e Cagliarit?

“Skuadat mund ta kapin me veten e tyre se pse jane ketu… Ne Sardenje eshte gabuar shume dhe tani po paguajne gabimet e bera.”

“Inter ka hedhur ne toke nje avantazh te mire, tani duhet te vrapoje me shume presion. Pasi ka mundur Juventusin, te lihej Scudetto per Milan do te ishte nje humbje e madhe. Per fat te mire ka ardhur Kupa e Italise.”

Per ty kush do te jete kampion? 

“Kalendari i Interit eshte i mire: mund te beje gjashte pike. Atalanta per Milan eshte me e rrezikshme: nuk e di kurre se si e ke perballe, edhe pse kete sezon eshte me dobet se vitet e kaluara.”

“Ne cdo rast, Milan eshte inferiore ndaj Interit dhe nese ja del, do te ishte merite e teknikut. Kam pasur Piolin e Piacenza, me ka hedhur ne fushe si po ben me Tonalin. E di ai se si ti beje lojtaret te ndihen te rendesishem.”

Mendon se do kete nje efekt Kupe tek Interi ne kete finale sezoni?

“Me siguri te jep force, karikim. Ate nate e pate foton e Brozovic me cigare? Ta kisha bere une, do me kishin masakruar, por eshte vetem hipokrizi.”

“Cfare te keqe ka te pish nje cigare me shoket, nese me pas ne fushe vrapon? Te ben edhe me te bukur triumfin…”

Kush te ka habitur me shume te sezoni i Interit?

“Perisic. Ne keto dy vite eshte bere nje lojtar total ne krah, i pabesueshem. Inter duhet te rinovonte sa me pare me te dhe Brozovic.”

“Me Brozon e beri, por me Perisic jo dhe nuk e shpjegoj dot kete gje. Tani do largohet ndoshta, ndoshta tek Juventusi, se di, por do te ishte nje problem i Interit dhe jo i Ivan qe esht super profesionist.”

Cfare ka kesaj radhe te zemra e cagliaritanit Barella?

“Nuk e di cfare do beja ne vendin e tij. Mbase nuk do te luaja fare se eshte me e thjeshte…”

“E njoh Nicolo, e di sa shume e dashuron Cagliarin, por duhet te beje detyren e tij. Te kerkoje Scudetton. Eshte e drejte keshtu. Me siguri nuk do te jete e thjeshte, do ta kete problemin ne koke…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.