Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

1,042 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NGA ANGLIA – “Inter futet ne gare fuqishem per nje tjeter lojtar te United? Marotta tenton te rrembeje…”

NGA ANGLIA – “Inter futet ne gare fuqishem per nje tjeter lojtar te United? Marotta tenton te rrembeje…”
Inter Club Staff

Duket se aventura e Donny Van de Beek me bluzen e Manchester United po afrohet drejt fundit edhe pse ka prej pak kohesh qe ka filluar.

Per kete eshte e bindur Daily Star, e cila ne edicionin e saj te perditshem nenvizon se si edhe demtimet e disa lojtareve te Red Devils nuk kane bere qe ai te luaje me shume.

Talenti hollandez duket se nuk ka pasur aspak vazhdimesi per 35 milione sterlinat qe jane shpenzuar per ta blere te Ajax.

Ai ka luajtur vetem 11 ndeshje qe nga minuta e pare ne te gjitha kompeticionet, dhe ai ka kerkuar te largohet tashme,

Duket se pikerisht ne kete moment ka hyre ne skene Interi dhe Marotta sipas te perditshmes angleze e cila tregon se si zikalterit po tentojne te peshkojne perseri te United.

“Pasi kane blere lojtare si Lukaku, Young dhe Sanchez nga United, tashme Interi i ka hedhur syte te talenti hollandez.”

“Ai pelqehet shume nga Ausilio por edhe Marotta e ndjek ate qe prej koherave te Ajax kur ai kushtonte shume per kasat e Interit.”

“Zikalterit po mendojne per nje formule huazim me te drejte blerje, por e veshtire qe kjo te ndodhe duke qene se United deshiron ta shese ne menyre perfundimtare nese do te jete perpara nje zgjedhje te tille.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.