Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

834 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndodh e papritura e madhe? “Fondi prej 400 miliarde dollaresh i Arabise Saudite ka filluar negociatat per…”

Inter, ndodh e papritura e madhe? “Fondi prej 400 miliarde dollaresh i Arabise Saudite ka filluar negociatat per…”
Inter Club Staff

Bc Partners me sa duket nuk eshte i vetmi fond investimesh qe eshte e interesuar per te marre aksioent e Suning tek Interi.

Por me sa duket, as nuk eshte fondi me i avancuar ne keto bisedime, sepse nje fond tjeter shume i fuqishem ka dale ne pah.

Sipas asaj qe shkruhet sot nga Gazzetat dello Sport, ne gare per aksionet e Interit eshte futur nje fond tjeter dhe qe ndodhet tashme ne rresht te pare.

Behet fjale per PIF (Public Investment Fund), fondi i investimeve nga Arabia Saudite, e cila duket se ka bere shume progres ne ditet e fundit.

“Nderkohe qe Nikos Stathopoulos, menaxher i pare i Bc Partners, flet per here te pare per tratativen per blerjen e Interit, ne realitet, me afer per te arritur nje marreveshje me Suning eshte Public Investment Fund (PIF) nga Arabia Saudite.”

“Ata e kane seline e tyre ne kryeqytetin Rihad, dhe eshte nje nga fondet sovrane me te medhenj ne bote me nje pasuri te llogaritur diku tek 400 miliarde dollare dhe investon parate per llogari te qeverise se Arabise Saudite.”

“Ai qe drejton operacionet eshte Yassir al Rumayyan, i cili administron nje portofol qe aktualisht perbehet nga 200 asete te ndryshme (ketu bejne pjese edhe Boeing, Facebook dhe Disney).”

“Nder zonat e investimit per te jane ato te transportit ajror, karburantet, por edhe zbavitje dhe sport. Pikerisht nga ketu lind edhe interesi per Interin.”

“Ne menyre te dukshme, vleresimi qe Suning ka per Interin eshte afer vlersimit qe ata i bejne klubit, ndryshe nga anglezet e Bc Partners.”

“Siguria ne kete moment eshte se ky muaj (mars) do te jete nje muaj thelbesor per te pare drejtimin qe do te merret.”

“Perpara kemi disa skadenca: eshte UEFA, por eshte edhe skadenca e kesteve te bondit te leshuar kohe me pare.”

“Steven Zhang, siguron nderkohe qe eshte ne gjendje qe te qendroje te Interi, dhe po shpreson ende te nje hua-ure, prej 200 milione eurosh, qe te arrije i qete dhe i sigurt ne maj, me shpresen per te fituar nje kampionat qe do te mbante etiketen Suning.”

“Por, duke pare edhe shitjen e suning.com te nje kompani shteterore ne Kine, shitja e klubit duket e paevitueshme.”

“Mbetet per tu kuptuar se kur kjo mund te ndodhe: ne fund te sezonit apo qe ne muajin mars. Nderkohe, fondi saudit cdo moment e me shume po afrohet me Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.