Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,013 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndodh e papritura? “Inzaghi po tenton te marre ne Milano nga Lazio lojtarin e pare: behet fjale per…”

Inter, ndodh e papritura? “Inzaghi po tenton te marre ne Milano nga Lazio lojtarin e pare: behet fjale per…”
Inter Club Staff

Tashme nuk ka asnje dyshim se kush do te jete tranjeri i ardhshem i Interit ne sezonin tjeter: ai do te jete Simone Inzaghi.

Sipas lajmeve te fundit ne keto minuta, pritet qe Interi te zyrtarizoje teknikun brenda 24 ose maksimumi 48 oresh.

Nderkohe, La Gazzetta dello Sport ne edicionin e saj online eshte ndalur te nje teme tjeter: ajo e merkatos.

Ne keto dite, eshte folur shume per lojtare qe Inzaghi mund te kerkoje te marre me vete nga skuadra e Lazios tek Interi.

“Me sa duket, mund te ndodhe e papritura. Kerkesa e pare ne merkato e Simone Inzaghi quhet Stefan Radu.”

“Lojtari eshte ne skadence kontrate me Lazion dhe do te jete nje parameter zero ne daten 30 qershor e me sa duket Inzaghi e deshiron tek Interi si zevendesin e Kolarov qe do te largohet gjithashtu sepse i skadon kontrata.”

“Radu duket se nuk do te qendroje tek Lazio dhe ai nuk eshte aspak afer ndonje rinovimi me skuadren kryeqytetase.”

“Nderkohe, Inzaghi ka pasur gjithmone nje raport shume special me Radu dhe Interi mund te kete nevoje per pak eksperience sezonin e ardhshem.”

“Gjithesesi, pertej deshires se Inzaghit, duket se Marotta nuk eshte shume entuziast per kete emer dhe e krahason emrin e tij me ate te Kolarov, per te cilin gjithashtu sezonin e shkuar nuk ka qene entuziast.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.