Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 6, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, NDODH E PAPRITURA? “Krisje e madhe me Brozovic: me sa duket lojtari dhe Inzaghi kane…”

INTER, NDODH E PAPRITURA? “Krisje e madhe me Brozovic: me sa duket lojtari dhe Inzaghi kane…”
Inter Club Staff

“Pavarsisht fitores se djeshme ndaj Lecces dhe ndryshimit te humorit ne ambientin e Interit duke qene se ishte nje shtyese e madhe per vendin e dyte, duket se ka nje ceshtje te hapur”.

“Ai eshte Marcelo Brozovic qe mbetet nje plage e nxehte ne skuadren zikalter dhe per te gjithe Interin”.

Keshtu shkruan La Gazzetta dello Sport, e cila flet per nje “krisje te madhe” te tranjerit Inzaghi me kroatin e Interit.

“Simone Inzaghi e ka perjashtuar edhe njehere tjeter nga ndeshja me Leccen nga minuta e pare dhe ky eshte nje sinjal i qarte”.

“Ai eshte hedhur ne fushe vetem ne pjesen e dyte, 20 minuta nga fundit, kur ndeshja ishte 2-0 per skuadren e Interit”.

“Per kroatin qe kishte qene titullar dhe nje nder me te dobtit ndaj Bolognes kjo eshte goditja e radhes qe merr nga tranjeri”.

“Ai edhe ndaj Udineses nuk kishte shkelqyer dhe Inzaghi e zevendesoi ne minuten e 66 kur ndeshja ishte ende 1-1”.

“Eshte nje goditje e rende per te: ai mendonte se kishte “rifituar” Interin, por duket se nuk eshte aspak keshtu”.

“Ndaj Portos ai beri shume mire, por per Inzaghi nuk mjafton kjo. Duket sikur tranjeri ka nje treshe te preferuar ne mesfushe dhe ai nuk eshte mes tyre”.

“Keshtu, pas ndeshjes ne Bologna ai perfundoi perseri ne stol, i perjashtuar nga titullaret per zgjedhej totalisht teknike”.

“Dicka e tille nuk eshte bere nga asnje tranjer qe nga koherat e Spalletit, ku ai, Conte dhe me pas Inzaghi nuk e imagjinonin dot nje Inter pa te”.

Nderkohe, sipas La Gazzetta dello Sport, largimi i lojtarit eshte pothuajse i sigurt ne fund te ketij sezoni tashme.

“Brozovic ne kete moment nuk eshte me regjizori titullar i Interit: kete rol e ka marre Calhanoglu dhe eshte ai titullari”.

“Ai bashke me Mikhitaryan dhe Barellen kane qene gjithmone titullare ne 2023. Kroati po provon te marre vendin e tij, por eshte shume e veshtire”.

“Ai ne radhe te pare duhet te gjeje nje gjendje fizike optimale dhe mbi te gjitha, edhe mendjen dhe sjelljen e koherave te arta”.

“Ne Pinatina shume pjestare te stafit por edhe shoke te skuadres e shohin Brozovic shume te ndryshuar nga e kaluara. Ne radhe te pare e shohin te qeshe shume pak”.

“Ai ne Bologna kishte shiritin ne krah dhe nuk e ka shtyre dot skuadren para dhe as nuk pati guxim te flase me mediat ku doli Lautaro dhe tha fjalet e famshme”.

“Nuk ka dashur te vendose fytyren e tij para skuadres dhe drejtuesit e kane vene re kete gje. Raportet me klubin jane perkeqesuar dhe nese do te vije nje oferte qe do te konsiderohet si e duhura ai do te shitet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.