Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

585 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Simone Inzaghi merr vendimin: “Kater lojtare te rinj do jene ne grumbullim me Interin ne vere: ja emrat.”

Simone Inzaghi merr vendimin: “Kater lojtare te rinj do jene ne grumbullim me Interin ne vere: ja emrat.”
Inter Club Staff

Te gjithe po presin zyrtarizimin e Simone Inzaghit tek Interi qe nuk ka ardhur ende dhe qe pritet te vije me te gjitha gjasat diten e neserme.

Por zyrtarizimi i tij eshte thjesht nje formalitet (i vonuar nga Lotito) sepse tranjeri tashme e ka nenshkuar kontraten e tij me Interin.

Ai qe prej dates 01 korrik do te jete ne krye te Interit dhe ne mesin e korrikut do te grumbulloje skuadren ne Appiano Gentile.

Grumbullimi i pare do te behet aty dhe me pas (pritet nje vendim per disa dite) do te caktohet edhe baza e grumbullimit veror.

nza

Por sipas Corriere dello Sport, Simone Inzaghi e ka marre nje vendim bashke me skuadren per grumbullimin veror.

“Ai ka rene dakord qe ne grumbullim te kete edhe disa lojtare me moshe te re te cilet do te vleresohen nga afer nga ai.”

“Emrat e tyre jane Federico Dimarco, Salcedo, Agoume si dhe Pirola i cili do te kthehet nga huazimi tek Monza.”

“Mbi te gjitha, Agoume dhe Dimarco kane shanse shume te mira qe te qendrojne tek Interi gjate gjithe sezonit te ri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.