Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

625 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndodh e papritura? “Me sa duket ne sezonin e ardhshem ne Milano mund te qendroje edhe…”

Inter, ndodh e papritura? “Me sa duket ne sezonin e ardhshem ne Milano mund te qendroje edhe…”
Inter Club Staff

Hera e pare nuk harrohet kurre: pasi ka shenuar shume gola ne moshat e Interit, tashme Andrea Pinamonti me sa duket ka gjetur gezimin edhe me golin me fanellen e skuadres se pare.

Nje gezim i pafundem per te, qe ka ardhur fiks ne diten kur Interi ka luajatur ndeshjen e pare kete sezon si Kampione e Italise.

Ai ka kaluar nje sezon me shume te kaluare ne pankine, ku ka luajtur vetem 6 here nga shume pak minuta per nje total prej 90 minutash.

Per Pinamontin, ka qene nje sezon teper i veshtire: ai eshte rikthyer te zikalterit pas dy huazimesh ne dy sezone te Frosinone de Genoa.

Por sulmuesi eshte perballur menjehere me nje realitet teper te veshtire, ku ka qene sulmues i katert por edhe i peste, kur shpesh here e ka pare veten edhe pas Ivan Perisic.

Antonio Conte ka qene shpesh here i ashper me te, ku disa here e ka thene publikisht se i mungonte nje sulmues i katert me peshe.

Te gjithe i mbajne mend ato fjale te Contes ne fund te tetorit: “Pinamonti duhet te gjeje eksperience, duhet te rritet dhe duhet te haje buke te forte, te tregoje aplikim dhe te punoje.”

E ja ku jemi sot, pas gjashte muajsh, nje tjeter Pinamonti, qe eshte rritur shume dhe kjo gje eshte vene re edhe ne stervitje.

Pavarsisht se ka pasur shume pak mundesi per te treguar vlerat e tij, ne kete sezon ai ka zbuluar se cdo lojtar po u aplikua, mund t’ja dale.

Ashtu edhe si eshte pranuar nga ai vete ne fund te ndeshjes me Sampdorian, ky ka qene sezoni ku ai ndihet se eshte permiresuar me shume.

Te stervitesh nga nje njeri si Conte, qe eshte fitues, por edhe me kampione si Lautaro, Lukaku dhe Sanchez nuk eshte pak.

Prandaj, sulmuesi i lindur ne 1999 ka qene fjalepak dhe ka punuar fort. E ka ditur se shansi i tij mund te vije nga momenti ne moment.

Tani, ne prag te sezonit te ri, Antonio Conte mund te doje nje perforcim ne sulm, por nese kjo nuk ndodh, ai mund te pranoje qe Pinamonti te vazhdoje te rrije si sulmuesi i katert i Interit.

Askush nuk do te donte nje lojtar te pa afirmuar tek Interi ne vendin e Pinamontit sepse kjo gje do te bente qe tekniku te punonte nga e para me te.

Prandaj, ne kete moment qe po flasim, edhe pse shanset jane te vogla, ai mund te qendroje. Gjithmone nese Interi nuk vendos te futet ne gare per ndonje emer me peshe si Dzeko.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.