Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

343 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter ne alarm, ne rrezik ndeshja Lazio-Inter? “Plot pese lojtare rrezikojne te mos luajne: ja pse.”

Inter ne alarm, ne rrezik ndeshja Lazio-Inter? “Plot pese lojtare rrezikojne te mos luajne: ja pse.”
Inter Club Staff

Gjate nates se sotme jane bere me dije nga CONMEBOL datat dhe oraret e ndeshjeve te fundit per kualifikueset e Boterorit 2022.

Ashtu si eshte parashikuar, disa orare kesaj radhe mund te quhen pa frike ‘abuzuese’ per klubet dhe per lojtaret qe luajne ne Europe.

Lojtaret zikalter qe do te marrin pjese ne keto ndeshje jane shume: Lautaro, Correa, Vecino, Vidal e Sanchez (ne rast se grumbullohet).

Ne fakt, ndeshjet dhe oraret e fundit ku ata mund te luajne gjate grumbullimit (sipas ores italiane) jane keto:

Argentina-Perù 15 tetor, ora 1:30

Brazil-Uruguay 15 tetor, ora 2:30

Kili-Venezuela 15 tetor, ora 2:00

Ne kete menyre, lojtaret e Interit do te kishin me pak se 24 ore kohe qe te paraqiten ne Milano per te luajtur ne ndeshjen e rendesishme qe i pret ne Olipico ne daten 16 tetor, ne oren 18.00.

Eshte shume e mundur (per te mos thene e sigurt) qe per shkak te udhetimit teper te gjate transoqeanik, lojtaret zikalter te mos jene te gatshem per te luajtur ne ato data.

Shpresa e madhe eshte qe Serie A te vendose ashtu si La Liga qe te shtyje ndeshjet qe kane komplikacione te tilla.

Edhe pse, duke pare se edhe Juventusi pati te njejtin problem rreth dy jave me pare dhe dicka e tille nuk u be.

Interi eshte ne alarm per te gjithe kete situate por asgje nuk varet nga klubi zikalter: ai qe duhet te gjeje nje zgjidhje eshte tranjeri Inzaghi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.