Inter, ne javet e kaluara eshte bere nje sondazh per post-Handanovic: “Lajm i keq: kushton 30 milione euro. Behet fjale per…”
Interi eshte ne pune tashme prej disa muajsh per te garantuar nje te ardhme te rendesishme per porten e saj.
Klubi zikalter nuk deshiron te gjendet e papergatitur ne momentin kur Samir Handanovic te largohet dhe ka filluar kerkimet qe tani.
Beppe Marotta dhe Piero Ausilio po kerkojne profilin zyrtar per te zevendesuar sllovenin, edhe pse kjo nuk eshte aspak nje pune e lehte.
“Interi ne javet e kaluara ka bere nje sondazh te mirefillte per ate qe konsiderohet si profili me i pelqyershem ne Milano.”
“Behet fjale per Juan Musso, portierin e Udineses, qe vetem nje jave me pare beri nje mrekulli ndaj Lautaro Martinez.”
“Por pas ketij sondazhi, Interi ka marre nje lajm te keq: lojtari kushtin plot 30 milione euro dhe Udinese nuk do te beje asnje ulje.”
“Ai eshte me te vertete i pari i listes, por me ate cmim eshte e veshtire qe te behet dicka. Ose gjithcka mund te rregullohet duke futur disa lojtare te rinj ne marreveshje.”
“Nderkohe, disa portiere te tjere qe jane perfolur per nje te ardhme zikalter jane Silvestri i Verones dhe Cragno i Cagliarit.”