Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

713 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nga Spalletti vjen direkt nje keshille per Conten: “A do e ‘degjoje’ Antonio ish-tranjerin e Interit?”

Inter, nga Spalletti vjen direkt nje keshille per Conten: “A do e ‘degjoje’ Antonio ish-tranjerin e Interit?”
Inter Club Staff

180 minutat e zhvilluara ne kete kampionat ndaj Fiorentines fotografojne ne menyren me te mire te mundshme sezonin e Interit.

Dy ndeshjet kane qene te dominuara, pa asnje dyshim. Por kane qene vetem 2 piket e fituara nga djemte e Contes, perballe 6 qe kane qene ne dispozicion.

Cfare nuk ka funksionuar? Sfidat me Violat kane evidentuar limite te medha te skuadres zikalter ne cdo aspekt.

Ne ndeshjen e pare, eshte treguar mos pasja e kapacitetit per te menaxhuar nje avantazh e per te marre ne shtepi tre piket.

Ndersa diten e djeshme, eshte pare mungesa e cinizmit perpara portes ku edhe pse Interi kishte shume raste, nuk arriti te shenonte.

Shiu i rrembyer ne Meazza ka lagur edhe shikimin e Lukaku, qe eshte shenuesi me i mire ne skuader, por dje eshte treguar steril perpara portes.

URGJENTE – Jane keto dy aspektet kryesore mbi te cilat Antonio Conte duhet te vendose ne qender te revolucionit te tij sezonin e ardhshem.

Do te duhet qe te optimizohet ne shume pak kohe objektivi sezonal i Interit. Zikalterit duhet te mesojne te menaxhojne avantazhin por te jene edhe me cinike perpara portes.

Ne Europa League, duke pare sa afer luhen ndeshjet, do te duhet nje Inter shume here me i mire per te shkuar deri ne fund.

Skuadra qe do te ruaje me se miri energjite e saj, do te kete nje avantazh teper te madh per te luajtur ne ate kompeticion qe do te duhet inteligjence dhe maturi.

FILM I PARE EDHE NE TE KALUAREN? – Do te ishte shume e rendesishme normalisht qe te jete Christian Eriksen ne qender te zhvillimit te manovres se sulmit te Interit.

Ndjesia eshte se pas ketyre pak muajve te Serie A, e veshtire qe danezi te transformohet ne ‘super vrapuesin’ pas shpines se sulmuesve.

Ideja qe mund te kete ne mendje Conte mund te vije si nje keshille nga larg kur Spalletti u dorezua me Brozovic si trekuartist dhe e zbriti me poshte ne fushe.

Ai i dha celesat e mesfushes si regjizor dhe qe atehere, Brozo nuk e humbi me kurre bluzen e titullarit.

Vizioni i lojes Eriksen nuk i mungon, po ashtu edhe kualiteti me te dyja kembet per te dhene topat per shoket e skuadres.

Por duke u alternuar me kroatin, Eriksen mund te filloje te behet nje vlere e shtuar per Interin. Ne pritje natyrisht te reflektimeve qe mund te ndodhin ne merkato.

Nga larg vjen kjo ‘keshille’ e Spallettit per mikun e tij Antonio. Por a do e degjoje ky i fundit ish-teknikun e Interit qe ne te kaluaren e ka pesuar me Brozovic?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.