Inter, nis nje proteste ne Twitter nga tifozet? “Me sa duket ata kerkojne te gjithe uljen ne stol urgjente te…”
Me sa duket, gabimet e bera me Villareal kane ndezur edhe njehere nje polemike te rendesishme ne tifozerine zikalter.
Behet fjale per Samir Handanovic, dhe per pasigurite qe ai ka shfaqur ne sezonet e fundit duke mbrojtur porten zikalter.
Sipas asaj qe shkruan sot Tuttosport, tifozet e Interit me sa duket kane filluar edhe nje “proteste te madhe” ne rrjete sociale per te ndryshuar dicka.
“Deri me tani, Simone Inzaghi ka qene i qarte por fakti qe Handanovic eshte ende titullar tek Inter me sa duket nuk i pelqen aspak disa tifozeve qe jane te shumte ne numer”.
“Nese sot do te behej nje sondazh, shumica dermuese do te votonte per titullar Andre Onana sepse per ta Handanovic ben shume gabime”.
“Handanovic beri disa gabime te tjera ndaj Villareal ne miqesore dhe kjo gje ka ndezur me shume gjakrat e tifozeve”.
“Sipas tyre, Onana ne nje ndeshje ndaj Lyon ka pritur me shume se sa ka pritur Handanovic gjate gjithe kesaj vere”.
“Madje ata kane nisur edhe nje hashtag “Handanovic Out” por nuk do te jete e mundur dicka e tille. Te pakten jo ne javet e para”.