Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

770 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje lajm i super i keq vjen nga Spanja: Rafinha ka pesuar nje demtim te rende! Do te mungoje per…

Inter, nje lajm i super i keq vjen nga Spanja: Rafinha ka pesuar nje demtim te rende! Do te mungoje per…
Inter Club Staff

Nje lajm shume i keq per ate ne radhe te pare por edhe per te gjithe tifozet zikalter qe nuk do te donin ta degjonin asnjehere per nje djale te arte si Rafinha Alcantara. 

Ai ishte pritur shume mire tek Interi, por me pas nuk u ble dot nga klubi zikalter per shkak te rregullave te Fair Play Financiar qe nuk e lejonin Interin te investonte shumen e rene dakort me Barcelonen.

Me pas, Rafinha pas veres qendroi tek Barcelona ku po jepte me te vertete here pas here kontributin e tij per skuadren blaugrana dhe po luante shanset e tij per nje vend titullari ne nje nga klubet me te rendesishme ne bote.

Ai madje edhe i kishte shenuar Interit ne ndeshjen e grupit ne Camp Nou dhe kishte edhe nga ata zera qe e shihnin te afruar me Interin perseri ne muajin janar.

Por fati i keq e goditi ate perseri diten e djeshme pas ndeshjes Atletico Madrid – Barcelona.

Lajmi qe jep Barcelona nepermjet profilit te saj ne Twitter eshte per te vene duart ne koke:

“Rafinha ka thyer ligamentet e gjurit te majte. Ne ditet e ardhshme do te procedohet me operacionin kirurgjik.”

Nje problem shume i madh ky per brazilianin qe po gezonte nje forme shume te mire ne distance te disa muajve nga nje demtim tjeter i rende.

Tashme sezoni mund te quhet i mbyllur per brazilianin i cili pa frike do te qendroje jashte fushave te lojes per 7 deri ne 8 muaj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.