Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

523 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje shembull per te ndjekur. Corriere zbulon: “Ndryshe nga Juventusi dhe Roma, Interi lojtareve nuk i ka…”

Inter, nje shembull per te ndjekur. Corriere zbulon: “Ndryshe nga Juventusi dhe Roma, Interi lojtareve nuk i ka…”
Inter Club Staff

Kriza e lidhur me pandemine ka lene shume shenje tek skuadrat e Serie A dhe jo vetem duke pare ate qe po ndodh ne merkato.

Por ka klube qe jane sjelle ne menyre shembullore me punonjesit (lojtaret ne kete rast) si puna e Interit.

Zikalterit kane pare qe kostot jane rritur ne menyre te dukshme, duke llogaritur mungesen e te ardhurave nga stadiumi dhe marketingu, por kjo nuk ka ndikuar ne mardhenien e klubit zikalter me lojtaret dhe punonjesit e tjere te klubit.

Interi, pavarsisht krizes dhe veshtiresive ekonomike, nuk ka ulur asnje rroge, nuk ka tentuar asnjehere per te negociuar me lojtaret qe te heqin dore nga ndonje page dhe as nuk ka lene ndonje bonus pa paguar.

“Klubi zikalter, me nje dedikim te forte, nuk ka dashur te preke asnje euro te punonjesit e saj, qe kane arritur deri ne finalen e Europa League.”

“Nderkohe qe ne klube te tjera jane prekur edhe rrogat e magaziniereve dhe kopeshtareve, tek Interi, te gjithe jane paguar ne menyre te njejte dhe ne kohen e duhur.”

“Por le te rikthehemi te lojtaret: Sot, Handanovic dhe shoket e tij kane marre cdo pagese per sa i perket sezonit 2019-2020.”

“Gjithcka ka ndodhur ne kohen e duhur, ndryshe nga sa ka ndodhur te Juventusi dhe Roma per shembull.”

“Ata kane arritur nje marreveshje me lojtaret e tyre, duke i vonuar nje pjese te rroges per sezonin tjeter dhe duke ulur dicka nga shuma totale e rroges vjetore.”

“Interi nuk e ka bere dicka te tille. Por gjithesesi, cdo klub ne Serie A dhe ne Europe eshte prekur nga kriza e madhe e pandemise.”

“Mjafton te shihet sa pak operacione po behen.”

“I vetmi klub qe po ben perjashtim, eshte Chelsea qe ka pasur merkaton e bllokuar dhe ka shitur dy lojtare per shifra te cmendura: Hazard dhe Alvaro Morata.”

Burimi: Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.