Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

397 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje tifoz zikalter koncepton stemen e re ne menyre te mrekullueshme: “Ja imazhet. Nje bukuri e vertete.”

Inter, nje tifoz zikalter koncepton stemen e re ne menyre te mrekullueshme: “Ja imazhet. Nje bukuri e vertete.”
Inter Club Staff

Te gjitha mediat me ne ze ne Itali ne javet e kaluara kane treguar se Interin e pret nje revolucion i vertete ne muajin prill.

Kjo sepse zikalterit pritet qe te nisin nje fushate te madhe marketingu qe do te quhet “Inter Milano” dhe mbi te gjitha, logo e klubit do te ndryshohet.

Klubi zikalter tashme e ka zgjedhur kete logo, dhe ajo eshte publikuar edhe nga disa website te specializuara ne te kaluaren.

Kete logo mund ta shikoni te foto me poshte, por me sa duket, nje tifoz zikalter ka menduar dicka fantastike per logon e ardhshme te klubit.

(Kjo qe shikoni me lart eshte logo e re e zgjedhur nga klubi dhe tashme ka shume pak dyshime ne lidhje me te).

Keshtu, graphic designer qe quhet Creacion Conceptos, ka imagjinuar se si kjo logo e re e Interit mund te pershtatet me shume me historine e Interit.

Ai e ka prekur shume pak idene, por ka shtuar ne te gjarperin, simbolin e Milanos dhe te Interit, Il Biscionen.

Ashtu si mund ta shikoni edhe te foto me poshte, Biscione eshte nderthurur ne menyre te mrekullueshme te logo e re.

Duke perdorur nje menyre moderne editimi, ribrandimi nga Creación Conceptos qe eshte publikuar nga FootyHeadlines ngjan me te vertete shume bukur.

Edhe pse ajo ndryshon shume nga logo aktuale e Interit, ajo eshte shume e afert me logon e re qe zikalterit do te kene.

Nderkohe qe po ju leme ne shoqerine e kesaj logo me te vertete te bukur, deshirojme t’ju kujtojme se logo e re e Interit do te prezantohet ne ditet e para te Prillit.

Kjo ka te beje shume edhe me prezencen ne Milano te Steven Zhang. Ai do te jete ne qytetin zikalter pikerisht ne ditet e fillimit te mega-fushates se marketingut “Inter Milano”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.