Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

534 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Giornale habit: “Interit i jane kthyer lojtaret kunder: klubi nuk e thote, por te gjithe kane kerkuar qe…”

Il Giornale habit: “Interit i jane kthyer lojtaret kunder: klubi nuk e thote, por te gjithe kane kerkuar qe…”
Inter Club Staff

Ka pasur nje xhiro tamponash te rinj dje ne shtepine Inter dhe ka pasur edhe nje rast te ri me Covid19, por kesaj radhe ka qene nje pjestar i stafit dhe lojtar.

Nderkohe, diten e sotme nuk ka pasur asnje rast te ri pozitiv, dhe ky eshte nje lajm shume i mire per zikalterit.

Gjithesesi, per Il Giornale, ne mes te kesaj “krize” infektimesh ne shtepine e Interit, sipas tyre ka “plasur” nje ceshtje e re.

“Eshte e qarte qe cdo dite qe kalon, aq me shume rriten mundesite qe me D’Ambrosio, Handanovic, De Vrij dhe Vecino te mos bashkohen lojtare te tjere.”

“Ekziston besimi se Interi e ka kapur ne kohe kete rast dhe e ka menaxhuar mire ndalimin e zinxhirit te infektimeve ne skuader.”

“Por ne skuadren e Interit ka nje problem shume te madh per te zgjidhur: ate te thirrjes se kombetareve per disa lojtare.”

“Duke filluar nga Perisic, Brozovic e duke perfunduar tek Lukaku, Skriniar dhe lojtaret e therritur nga Roberto Mancini ne kombetare, te gjithe ata duan te bashkohen me kombetaret respektive.”

“Lojtaret nuk jane dakord me izolimin dhe duan te bashkohen me shoket e kombetares sapo ndalimi i aktivitetit te mbaroje, pra diten e hene.”

“Interi nuk e thote, por eshte shume e lumtur qe lojtaret jane ndaluar qe te bashkohen me kombetaret e tyre por kjo ka edhe nje ane tjeter te medaljes: lojtaret i jane kthyer kunder klubit dhe ketij vendimi.”

“Nese ata do te shkonin, shanset per infektime te reja dhe probleme te tjera do te ishin shume te larta.”

“Prandaj edhe zikalterit jane te lumtur. Por nga ana tjeter lojaret jane kunder: perpara Europianit, ata do te donin te ishin me patjeter prane Kombeareve.”

“Natyrisht tani do te pritet cfare do te ndodhe. Por deshira e lojtareve shkon totalisht kunder me ate te klubit ne kete rast.”

Por duhet theksuar dicka: Keto kane qene fjalet nga shkrimi i Il Giornale, dhe nuk mund te mungonte nje shkrim i tille keto dite duke e treguar situaten tek Interi sikur eshte gati te shpertheje lufta e trete boterore.

Asnje media tjeter nuk e ka raportuar dicka te tille deri me tani dhe situata eshte shume e qete. Interi dhe lojtaret do te respektojne me perpikmeri cdo vendim te Institutit te Shendetit Publik te Milanos. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.