Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Interi ben spektakel dhe flisni per kundersulm. Thohir, Nainggolan, Moratti dhe Balotelli…”

Mazzarri: “Interi ben spektakel dhe flisni per kundersulm. Thohir, Nainggolan, Moratti dhe Balotelli…”
Donald Elmazi

Menjehere pak dite pas ndeshjes me Bolognan, tekniku zikalter Walter Mazzarri ka dhene nje interviste -nga shtepia e tij- per “Procesin e te henes”, program ne RaiSport1 e drejtuar nga Enrico Varriale. Ju sjellim se cfare ka thene tekniku interist:

CHAMPIONS 2016- Nese edhe Thohir e ka thene nuk ka asgje te keqe, gjithcka duhet pare ne te ardhmen. Eshte e duhur qe duhet patur ambicie per rezultate te rendesishme, por gjithcka do jete ne varesi te skuadres dhe te aftesive te shoqerise dhe asaj qe do i vere ne dispozicion skuadres.

DEKLARATAT THOHIR- Ka thene qe i pelqen spektakli i Interit ndersa gazetaret flasin qe une eci me kundersulme, por eshte e dukshme qe nuk e kuptojne si lind dhe vdes nje ndeshje, ne kemi sulmuar dhe presuar lart perpos qe kemi mbajtur dhe topine, kishim me shume se 60% dhe dje. Nese presidentit i pelqen spektakli une mendoj qe Interi po e ben edhe me shume se te tjerat.

NAINGGOLAN- Me Thohir e kemi thene. Secili flet per kompetencat perkatese. Une flas per lojen, zgjedhjet teknike dhe vleresimin e skuadres.

MORATTI-THOHIR- Nese eshte nje raport ndryshe? Me Morattin kam nje raport tejter, e njoh qe kur me solli ne Milano, flitet e njejta gjuhe, kuptohen dhe shprehjet eshte nje raport human qe shkon pertej raportit teknik-president. Thohir e njoh shume pak dhe do njihemi me shume.

ARRITJE E DESHTUAR- Une nuk u largova nga Napoli para se te dija qe do te vija tek Inter, kisha vendosur sepse isha aty prej kater vjetesh dhe kane qene te mrekullueshem duke konsideruar dhe investimet qe jane bere kur isha une dhe ato qe u bene kete vit. Dhe jo vetem kufiri i rrogave. Une e gjeta ne vendin e 16 dhe kete vit luan ne Champions. Nuk ishte nje skuader e perkryer por vetem per tu permirsuar. Une nuk i hedh syte nga te tjeret. Detyra ime eshte te coj Interin lart dhe me vjen keq kur meritojme te fitojme dhe leme pike pas.

CHAMPIONS ITALIAN- Te gjitha mund ta kalojne turnin. Te gjtiha italianet. Napoli eshte nje skuader e forte dhe ka fituar eksperience ne Champions dhe ka marre lojtare te tjere me eksperience ne Europe, e kote te besh krahasim me Napolin e Mazzarrit.

SKUDETO- Nese shikohet raporti i asaj qe ndodhi vitin e shkuar dhe te fushates se blerjeve te Napolit eshte skuadra e Benitezit se bashku me Juven favorite per skudeton. Roma ishte e forte edhe ne vitet e shkuara, kete vit ka bere disa blerje te vezhguara me Garcian qe po i rivlereson lojtaret e tij dhe kane ardhur lojtare eksperte si Maicon, Benatia dhe De Sanctis. Ka bere nje nisje te papritur.

BALOTELLI- Lojtaret i njeh me mir ai qe i stervit. Me duket e padyshimte qe Balotelli ka talent per nje qe e sheh nga larg. Te gjithe tekniket e duan ne skuader pastaj nuk eshte e thene qe mund te jape probleme ne sjellje. Nese do te ma dhuronte Thohir? Jane lojra qe behen nga ju media. Nese dhe Por nuk vlejne ne shtepine time. Ashtu si nuk eshte nje gje e mundur dhe nuk ia vlen te flasesh.

MOURINHO- Ai lexon Biblen para ndeshjeve? Une nuk e them se cfare bej para ndeshjeve. Jane gjerat e mia. Me pas i motivoj lojtaret e mi deri sa te dalin ne fushe. Krahasimi me te? Ai eshte nje teknik i jashtzakonshem e ka treguar me fakte. Secili ka karakterisitkat e tij, por nuk me shqetson krahasimi me te.

BENITEZ- Thote qe futbolli eshte nje genjeshter, nese kam thene ne kete interviste? Pak(qesh). Te jem i sakte, une nuk flas per merkaton, vetem me shoqerine. Nuk e them ne tv. Nese keto i quajme genjeshtra, atehere jane.

KUR MBARON KARRIERA- Kete vit- e besoni apo jo – kam menduar te rri pushim, kisha nevoje per tu qetsuar sepse cdo here jemi te lodhur dhe na rendon. Kam menduar per nje pushim te gjate, por me pas nuk e bera.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.