Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

240 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Forlan zbulon: “Nga eksperienca ime tek Interi kam nje shije shume te hidhur: ja pse.”

Forlan zbulon: “Nga eksperienca ime tek Interi kam nje shije shume te hidhur: ja pse.”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e TMW, Diego Forlan, ish-sulmues i Interit, eshte rikthyer keshtu te flase per aventuren e tij tek Interi.

Kjo aventure per te ka zgjatur vetem nje sezon dhe me te vertete qe nuk eshte se ka qene nje aventure per tu mbajtur mend.

Keto kane qene fjalet e tij: “Eksperienca tek Interi per mua nga njera ane ka qene spektakolare. Kam shume kujtime te bukura nga zikalterit.”

“Qyteti i Milanos dhe Serie A ne pergjithesi. Ka qene dicka e bukur. Por per fatin tim te keq nuk luajta dot ashtu si kisha luajtur te United, Villareal apo Atletico Madrid.”

“Per kete arsye nga eksperienca ime te Interi me ka mbetur nje shije shume e hidhur. Sa here e mendoj hidherohem.”

“Kjo sepse tifozet u treguan shume te mire me mua, stafi dhe klubi gjithashtu, por une nuk munda tja kthej dot ne menyren e duhur.”

“Me vjen keq per kete. Por do te jem perjetesisht i nderuar qe kam veshur ate fanelle. Me te vertete i nderuar.”

A do te jete ky sezoni i duhur per te pare Skudeton e ngjyrosur zikalter?

“Mister Conte po ben nje detyre shume te madhe, pikerisht ashtu si e kishte bere ne te kaluaren te Juventusi.”

“Duket dora e tij te skuadra, zikalterit po punojne bashke dhe te kesh ate diference ne klasifikim eshte dicka shume e madhe.”

“Por te mos zhbalancohemi shume. Kete vit Interi ka pasur shanse te medha per te thyer monopolin e Juventusit e nese do te ndodhe, do te jete dicka shume e madhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.