Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 25, 2019

Scroll to top

Top

454 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nuk ka me asnje dyshim per Barella: ja se si lojtari italian i ka bindur te gjithe

Inter, nuk ka me asnje dyshim per Barella: ja se si lojtari italian i ka bindur te gjithe
Ardis
  • On 18/11/2018, 20:04

Cmimi eshte i larte dhe me kalimin e kohes rrezikon qe te rritet akoma me shume per shkak te vazhdimesise se performancave te mira.

Sepse, nese pak muaj me pare ishte krijuar pershtypja se Barella mund te ishte lojtar i Inter-it, tashme kemi nje siguri absolute, duke pare edhe performancat me Cagliari-n dhe performancat ne Kombetare, qe e kane akredituar si lider te mesfushes te Roberto Mancini-t.

Rrethana jo te shpeshta per nje djalosh 22 vjecar i mesuar te luaje ne province.

Nicolo Barella eshte nje perle, motivi qe Giulini nuk konsideron mundesine per te hapur tratativat, por per futbollistin hipoteza e Inter-it ka qene gjithmone nje fantazi e mbeshtetur dhe e plotesuar nga pasioni qe familja e tij ruan per ngjyrat zikalter.

INTERI NUK KA DYSHIMEAusilio i ka sqaruar te gjitha rezervat qe kishte, perkundrazi, per te thene te verteten drejtori sportiv zikalter i kishte sqaruar qe kete vere qe kaloi, por koha per nje transferim te Barella-s ne Milano nuk ishin pjekur akoma per dy arsye:

– Vullneti i Giulinit per te hyre ne tratativa per futbollistin vetem nese gjendej perpara ofertave te pakundershtueshme, (dicka qe Inter-i nuk mund ta realizonte) dhe

– koha e paket e mbetur ne dispozicion.

Keto jane faktoret qe e kane ndihmuar qendrimin e mesfushorit ne Sardegna, i destinuar qe te transferohet veren e ardhshme, kur ofertat ndaj Barella-s do te jene te nje tjeter niveli, duke pare ne te njejten kohe te gjithe talentin e ketij djaloshi qe ka shfaqur ne skenat nderkombetare dhe ka ngjallur interesin e klubeve ne Premier League.

Personaliteti, ky eshte elementi qe gjithmone i ka lejuar te ngjitet mbi lojtaret mesatar, duke nxjerre ne pah ndaj atyre qe i kane gjykuar performancat e tij. Agjenti i tij, ne te njejten kohe edhe i Nainggolan, e ka spikatur qekur ai luante tek te rinjte e klubit te Cagliari-t.

Per tu bindur mbi kualitetet e tij te padiskutueshme, kam pare nje episod qe nuk do ta harroj kurre:

“Po ky, kush eshte?, mendonte Alessandro Beltrami (i pranishem ne stervitje) mbasi kishte pare Barella-n – atehere ishte ne nje moshe shume te re, por qe ishte integruar ne ekipin e pare – qe fitoi nje dual me “il Ninja” dhe per rrjedhoje e kaloi duke e dribluar”.

Dhe atehere le te rikthehemi ne gjerat speciale, qe edhe Gianfranco Matteoli (ne ate kohe pergjegjes teknik i sektorit te te rinjve te Cagliari-t dhe sot vezhgues tek Inter-i) e ka dalluar menjehere:

“Barella qe shikojme sot, dukej qe atehere kur ishte i vogel. Kishte nje personalitet te forte, qe shkonte pertej elementeve teknike qe i ka dhuruar natyra.”

“Qe ne fillimet e veta, kishte nje mendje te jashtezakonshme: kur topi dilte jashte fushe, nuk priste qe ndonje nga shoket e skuadres tja pasonte, shkonte vete ne rivenjen me duar per ta rimarre topin dhe per ta vene ne loje menjehere”.

Ne thjeshtesine e nje gjesti te vogel eshte e gjithe historia e Nicolo Barella-s, nje qe eshte rritur me forcen e vendosmerise. Nje lojtar prej Inter-i, por ne pergjithesi nje lojtar prej Champions League dhe Kombetare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.