Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

512 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, oferta e pare zyrtare per Piccini: ja shifrat. Por Sporting thote jo dhe…

Inter, oferta e pare zyrtare per Piccini: ja shifrat. Por Sporting thote jo dhe…
Bujar Berishaj

Inter i ka paraqitur Sporting Lisbones oferten e pare per Cristiano Piccinin.

Dhe sic shkruan sot gazeta portugeze A Bola, zikalterit kane ofruar 8 milione euro per mbrojtesin e krahut te djathte plus 4 milione euro bonuse tjera, per nje total prej 12 milione euro.

Megjithate oferta e Interit eshte refuzuar nga ana e klubit portugez qe deshiron me shume para. Dje ne anen tjeter gazeta tjeter portugeze Record thoshte se Sporting per Piccinin kerkon 15 milione plus 5 bonuse.

Nderkohe ne Spanje e japin kete tratative si shume te avancuar, aq sa thone se ish-klubi i tij Real Betis ka filluar te bej llogarite per perfitimet nga shitja e tij e ardhshme.

Piccini ka nje kontrate me Sporting deri ne 2022, me nje klauzole prej 45 milione euro.

Cristiano Piccini eshte produkt i akademise se Fiorentines e cila pastaj e shiti te Real Betis. Spanjollet e shiten veren e kaluar te Sporting Lisbona per rreth 3 milione euro. Piccini eshte 25 vjecar dhe italian.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.