Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 23, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pro del edhe ish-tranjeri i Milanit: “Inter dje ka merituar totalisht fitoren. Por i mungon akoma nje…”

Inter, pro del edhe ish-tranjeri i Milanit: “Inter dje ka merituar totalisht fitoren. Por i mungon akoma nje…”
Inter Club Staff

Duke folur direkt nga faqet e La Gazzetta dello Sport, ish-tranjeri i Milanit, Arrigo Sacchi, ka komentuar fitoren e Interit ndaj Fiorentines.

“Milano ka pasur nje dite te madhe futbolli. Ka fituar Milan dhe ka fituar edhe Inter. Dhe dy skuadrat kane shenuar tete gola, jo keq”.

“Por ka ende shume detaje per te sistemuar, por rezultatet e mira jane benzine per tu futur ne motor per tu perballur mire edhe ne Europe”.

“Eshte aty ku do te shihet niveli i arritur nga skuadrat ne Europe. Inter ne Firenze ja fut vrapit shpejt, shkon 2-0, por me pas bie”.

“Kjo do te thote se skuadra e Inzaghit ka force, karakter, ka kualitete te larta teknike, dhe merr nje fitore te madhe. Por ka dicka qe mungon”.

“Tek Inter mungon mentaliteti fitues, qe do i jape mundesi skuadres qe te dominoje nje ndeshje nga minuta e pare deri tek e fundit”.

“Inter ka fituar 4-3 ne fund fare por nuk i kuptoj polemikat: Inter si ka vjedhur askujt asgje, por ka merituar totalisht fitoren”.

“Pastaj, ata kane lojtare si Lautaro dhe Barella qe kur jane ne diten e tyre, jane te pandalshem. Vertete shume te mire”.

“Por mungon mentaliteti fitues dhe per kete duhet te punohet. Mendoj se Inter duhet te beje nje rrugetim te forte tani, mund te rikthehet lart ne klasifikim”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.