Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

650 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pronari i Pirelli zbulon gjithcka: “Nuk do jemi me sponsor i Interit. Per Suning ju them se ata…”

Inter, pronari i Pirelli zbulon gjithcka: “Nuk do jemi me sponsor i Interit. Per Suning ju them se ata…”
Inter Club Staff

Marco Tronchetti Provera, administratori i deleguar i Pirellit, ka folur per emisionin ‘La Politica del Pallone’, dhe ka konfirmuar keshtu se pas 27 vitesh, Pirelli nuk do te jete me main sponsor i klubit zikalter.

“Ne do te mbajme nje lidhje me Interin, por nuk do te jemi me sponsor i fanelles, por do te mbajme nje raport gjithesesi.”

Me pas, ai eshte ndalur per Suning: “Duhet pare vetem deklaratat zyrtare, aty eshte pare gjithmone se ata po mundohen te kalojne kete moment.”

“Ata kane konfirmuar se ka shume vendosmeri per te mbajtur Interin dhe pritet qe te jete nje rrugetim normal, me disa propozime nga te trete qe duan te futen me kapitalin e tyre tek Interi.”

“Mua me duket sikur Suning ka vullnet per te mbajtur Interin. Gjithcka cfare kam degjuar me ben te mendoj kete.”

Nderkohe, ai ne fund gjen hapsire edhe per disa fjale per Marotten: “Eshte nje profesionist shume i madh. Uroj te sherohet sa me shpejt nga Covid19.”

“Interi? Po tregohet e ekuilibruar ne te gjitha repartet dhe deshira per te fituar po e ben agresive deri ne minutat e fundit.”

“Romelu Lukaku po rritet ndeshje pas ndeshje dhe ka filluar te kete shume besim te aftesite e tij ne cdo moment. Duhet te kemi kujdes, sepse mund te kete pengesa te veshtira rruges.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.