Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

453 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pushim deri ne 30 dhjetor por Inzaghi u ka lene nje ‘amanet’ lojtareve: “Ju lutem mos…”

Inter, pushim deri ne 30 dhjetor por Inzaghi u ka lene nje ‘amanet’ lojtareve: “Ju lutem mos…”
Inter Club Staff

Beni qef, cmalluni me familjaret tuaj dhe shihemi pas gjashte ditesh. Pas 1-0 te merkures ndaj Torinos, Inter ka marre fitoren e shtate radhazi ne kampionat.

Zikalterit kane arritur te mbajne distancen prej +4 dhe kane rritur distancen me skuadren e Napolit ne +7.

Keshtu kane nisur pushimet e Interit. Gjithcka per ta rifillon ne daten 30 dhjetor, ne menyre qe lojtaret te kalojne Krishtlindjet prane familjareve te tyre.

Ne ndryshim nga cfare ka ndodhur ne skuadrat e tjera, ky eshte nje tregues tjeter i lirise qe Inzaghi i ka dhene lojtareve.

Tranjeri piacentin nuk ka deshire qe te jape detyra specifike edhe per festa duke llogaritur te shenjte pushimin e lojtareve te tij.

Me perjashtim te ushtrimeve fizike qe lojtaret duhet te bejne normalisht per te mbajtur trupin ne forme, tekniku i ka lene vetem nje amanet lojtareve.

“Ju lutem, shijoni kete moment prane familjes dhe mos mendoni gjate nga ana mentale per gjera stresuese. Dua qe te karikoheni totalisht ne nivel mental sepse dy muaj te rendesishem na presin”, kane qene fjalet e tij.

Ne janar dhe ne shkurt Interi do te kete disa ndeshje shume te veshtira dhe normalisht gjithcka kalon nga mendja. Inzaghi e di shume mire kete gje!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.