Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

725 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Shakhtar, vjen dita e madhe: ja formacioni i zgjedhur nga Conte: “E pabesueshme, po nga minuta e pare…”

Inter-Shakhtar, vjen dita e madhe: ja formacioni i zgjedhur nga Conte: “E pabesueshme, po nga minuta e pare…”
Inter Club Staff

Eshte akti i fundit ne grupet e Champions League dhe keshtu ka ardhur radha per ndeshjen me decizive te Interit. 

Zikalterit duhet te mundin Shakhtar Donetsk ne San Siro dhe te shpresojne se ne Valdebebas te mos perfundoje ne barazim ndermjet Real Madrid dhe Borussia Mönchengladbach.

Antonio Conte nderkohe ka dashur qe te karikoje ambjentin diten e djeshme me nje “le te dalim siper veshtiresive”. Eshte nje nga ato nete all or nothing.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Emergjence totale ne mesfushe. Prej kohesh jashte Vecino dhe Nainggolan, por kesaj radhe Conte do duhet te beje edhe pa Vidal dhe Barella.

As kiliani dhe as sardi ne fakt nuk ja kane dale dot te rekuperohen nga demtimet respektive qe kane pesuar.

Keshtu, Sensi nuk eshte ende ne formen e tij me te mire dhe tekniku zikalter mund ti besoje formacionin Eriksen, ne momentin me te keq ndermjet teknikut dhe lojtarit. E pabesueshme, por eshte pikerisht danezi ai qe mund ta nise nga minuta e pare.

Per sa i perket te tjereve, mbrojtja konfirmohet e gjitha ne bllok ndersa ne te majte rikthehet Young. Hakimi duket ne avantazh ne te djathte. Perpara, hapsire per Lukaku-Lautaro.

TE REJAT E FUNDIT NGA SHAKHTAR DONETSK – Nese Conte qan, Castro nuk qesh. Tekniku i ukrainasve vjen ne Itali me probleme ne sulm ku jashte do te jete Jinior Moraes dhe Fernando.

Nderkohe, eshte rekuperuar por nuk eshte ne top forme Dentinho. Per sa i perket formacionit, shume pak dyshime.

Ne mbrojtje rikthehehet Khocholava, qe do te marre vendin e Bondar ose Vitao, me Matvienko qe do te spostohet ne te majte.

Ne mes te fushes, Stepanenko dhe Kovalenko jane favorite ndaj Marcos Antonio dhe Maycon.

Tete dhe Taison do te luajne ne krah ne nje skeme qe mund te jete me shume nje 4-1-4-1 se sa nje 4-2-3-1.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Gagliardini, Brozovic, Eriksen, Young; Lukaku, Lautaro.

Ne pankine: Radu, Stankovic, Ranocchia, D’Ambrosio, Kolarov, Darmian, Sensi, Vezzoni, Squizzato, Wieser, Perisic, Sanchez.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Vecino, Nainggolan, Pinamonti, Vidal, Barella.

Preview Inter-Shakhtar - Vidal e Barella fuori causa, Conte si affida a Eriksen

SHAKHTAR DONETSK (4-1-4-1): Trubin; Dodò, Khocholava, Vitao, Matvienko; Stepanenko; Tete, Marlos, Kovalenko, Taison; Dentinho.

Ne pankine: Pyatov, Shevchenko, Bondar, Bolbat, Cipriano, Maycon, Sudakov, Marcos Antonio, Alan Patrick, Solomon, Vyunnyk.

Tranjer: Castro.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Kornienko, Kryvtsov, Ismaily, Konoplyanka, Junior Moraes, Fernando, Malyshev.

ARBITRO: Vincic (SVN).

Asistent: Klancnik e Kovacic.

Arbiter i katert: Obrenovic.

VAR: Gil (Praprotnik).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.