Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

713 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, revolucion per huazimet nga FIFA per te luftuar klube si Chelsea, City dhe Juve

Merkato, revolucion per huazimet nga FIFA per te luftuar klube si Chelsea, City dhe Juve
Inter Club Staff

FIFA ka menduar nje plan te rendesishem per te luftuar nje fenomen qe sipas tyre (dhe jo vetem) nuk eshte i drejte. 

Institucioni me i larte i futbollit boteror ka menduar qe te kufizoje huazimet e lojtareve.

Sipas asaj qe thote sot “SportBild”, FIFA po mendon realisht qe te vendose nje tavan prej vetem 8 lojtare te huazuar ne nje sezon nga nje skuader per te luftuar fenomenin e merkatos paralele sic quhet ndryshe ajo e huazimeve te shumta qe bejne skuadrat  e medha europiane dhe qe ne Zurich konsiderohet si totalisht siper limitit.

Klube si Chelsea apo Manchester City kane ne pronesi rreth 68 lojtare qe nuk luajne ne skuadrat e para por qe jane ne huazim.

Te dy keto klube kane me shume se e gjithe La Liga qe ka 58 te huazuar ne total.

Nderkohe Blues kane 40 te tille dhe City ka 28.

Por edhe Serie A eshte e mbushur me lojtare te huazuar me Juventusin qe kontrollon 28 lojtare te huazuar qe natyrisht jane me pak se 45 lojtaret e huazuar vitin e kaluar.

FIFA e shikon kete fenomen si te demshem dhe si jo te drejte sepse con ne kontrollin e merkatos se futbollisteve nga nje grusht i vogel skuadrash.

Per kete priten te reja edhe ne ditet ne vazhdim sepse eshte nje teme qe do te mare shume diskutime dhe qe do te kete kunder skuadrat me te rendesishme europiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.