Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

279 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Sheriff, ja formacioni i zgjedhur nga Inzaghi: “Probleme serioze per te nje titullar zikalter?”

INTER-Sheriff, ja formacioni i zgjedhur nga Inzaghi: “Probleme serioze per te nje titullar zikalter?”
Inter Club Staff

Nuk ka kohe per te qare. Pas humbjes se pare ne kampionat, Interi eshte rikthyer ne fushe menjehere dhe sot e ka radhen Champions League.

Perballe do te jene surpriza qe quhet Sheriff i Tiraspolit, skuadra qe ndodhet ne vendin e pare ne grup pasi ka mundur Shakhtar Donetsk dhe Real Madrid ne Bernabeu.

Moldavet jane nje test i veshtire dhe normalisht nje test ku Interi nuk mund te gaboje per shkak te klasifikimit.

Tre piket sot jane thelbesore per te kaluar me tej dhe te per shpresuar mbi te gjitha ne disa fitore rresht.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Dyshimet e zakonshme te formacionit per Inzaghin, qe ne krahasim me transferen e Romes, rekuperon Sanchez dhe Vidal.

Por nese El Nino Maravilla mund te marre vendin e Dzekos, edhe per shkak te rotacionit, duket se Marcelo Brozovic eshte ne rrezik: ky eshte problemi me serioz qe ka Interi. Por nese kroati do ja dale te jete ne dispozicion, do te jete direkt titullar.

Kjo sepse ai dje ka pasur nje lodhje muskulare dhe sot mund te pushoje. Nese kjo ndodh, ne vare per nje fanelle titullari jane Vecino dhe Vidal.

Nderkohe, ne te majte edhe Perisic po luan nje fanelle titullari me Dimarco dhe Dumfries ne te djathte me Darmian (Dimarco dhe Darmian jane favorite).

Per sa i perket te tjereve, rikthehet Lautaro Martinez nga minuta e pare i cili eshte gati qe te drejtoje repartin e sulmit te Interit.

Ne mbrojtje nuk perjashtohet edhe futja nga minuta e pare e Dimarcos duke ulur ne stol Bastonin per ti dhene keshtu Interit me shume shtyse perpara.

TE REJAT E FUNDIT NGA SHERIFF I TIRASPOL – Skuadra moldave eshte nje skuader nga ‘pjesa tjeter e botes’, me lojtare qe vine nga cdo cep i globit.

Ne porte eshte greku Athanasiadis, qe sot eshte nje lojtar i padisponueshem. Ne mbrojtje dy braziliane, nje peruan dhe nje kolumbian.

Ne mesfushe nje ganez, nje luksemburgas, nje grek, nje malian dhe nje kolumbian dhe ne sulm (qe sulmues i paster nuk eshte) eshte uzbekistanasi Yakhshiboev i cili do te mungoje sot. Ky eshte formacioni tip i tyre.

Kujdes nga Cristiano dhe kapiteni Castañeda. Pastaj eshte Thil, mesfushori qe vendosi ndeshjen ne Bernabeu.

Sheriff mbron shume prapa, me strategjine tipike per tu nisur ne disa kundersulme tipike sa here del mundesia.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Sanchez, Lautaro.

PREVIEW Inter-Sheriff – Inzaghi rilancia Lautaro e valuta Brozovic e Sanchez

NE PANKINE: Radu, Cordaz, Ranocchia, D’Ambrosio, Kolarov, Darmian, Dimarco, Gagliardini, Vecino, Calhanoglu, Correa, Dzeko.

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Eriksen, Sensi.

SHERIFF TIRASPOL (4-1-4-1): Celeadnic; Costanza, Arboleda, Dulanto, Cristiano; Addo; Traoré, Kolovos, Thill, Castañeda; Yansane.

Panchina: Pascenco, Cioban, Radeljic, Julien, Ignatov, Nikolov, Cojocari, Cojocaru, Kyabou, Bruno, Gliga.

Tranjer: Vernydub.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Athanasiadis, Yakhshiboev.

ARBITRO: Makkelie.

Asistente: Steegstra e De Vries.

Arbiter i katert: Kooij.

Var: Kamphuis (Van Boekel).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.