Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

266 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lotito zbulon prapaskenen dhe sulmon Inzaghit: “Sipas tij, te Lazio nuk do te kishte vend kurre per nje si…”

Lotito zbulon prapaskenen dhe sulmon Inzaghit: “Sipas tij, te Lazio nuk do te kishte vend kurre per nje si…”
Inter Club Staff

I intervistuar diten e sotme nga Il Messaggero, Claudio Lotito ka zbuluar nje prapaskene dhe ka sulmuar Inzaghin per dicka ne te kaluaren nderkohe qe ka festuar ne media edhe fitoren e fundit te Lazios ndaj Interit.

Keto kane qene fjalet e tij: “Ashtu si ka ndodhur edhe perpara derbit, Felipe Anderson mua me kishte premtuar nje gol.”

“Kur Igli Tare me tha se mund te rikthente ate ne shtepi une nuk kam menduar asnje cast me shume per kete mundesi.”

“Nuk do e kisha shitur kurre Felipen. E te mendosh qe per nje ish-tranjer tonin ai nuk mund te luante me te Lazio (e ka per Inzaghin)… Nuk e kuptoj.”

“Felipe kishte nevoje vetem qe te gjente besim te vetja e tij dhe te gjente energjine e duhur pozitive per te dhene maksimumin. E nuk keni pare asgje akoma.”

“Me Interin duhet te bejme duartrokitje per te gjithe skuadren, te gjithe grupin. Fitorja erdhi vetem fale shpirtit te madh te Lazios.”

“Duhen bere komplimente per et gjithe. Edhe per ata qe nuk i njeh njeri por qe punojne cdo dite prapa kuintave.”

“Mjeket e kane kthyer ne fushe Ciro Immobilen per pak dite. Gjithcka ndodhi edhe fale tyre. Skuadra ka reaguar me krenari te madhe ashtu si kam kerkuar une. Jam i lumtur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.