Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

702 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shperthen Biasin: “Harrojeni, mediat nuk dine asgje: Inter ka hequr nga merkato direkt…”

Inter, shperthen Biasin: “Harrojeni, mediat nuk dine asgje: Inter ka hequr nga merkato direkt…”
Inter Club Staff

Diten e sotme ka dale nje lajm me te vertete i papritur nga Corriere dello Sport, gazeta e drejtuar nga Ivan Zazzaroni.

Sipas tyre, Interi eshte ne bisedime te avancuara me Cagliarin per te marre Nahitan Nandez, por per te arritur tek ai, zikalterit kane bere me te vertete nje oferte te madhe.

Gjithmone sipas Corriere dello Sport, Inter ka ofruar kartonin e Radja Nainggolan por edhe ate te Matias Vecino ne kembim te Cagliari.

Nderkohe, menjehere pas ketij lajmi ka nderhyre edhe gazetari shume i njohur italian, Fabrizio Biasin, duke u munduar qe te qartesoje situaten.

Ai njihet tashme si nje njeri qe eshte shume afer drejtuesve te Interit dhe ne vecanti prane Piero Ausilios e per kete arsye, eshte nje person i besueshem.

Biasin ka shperthyer pak me pare dhe ka zbuluar: “Nandez cilesohet si nje lojtar mjaft i vlefshem nga Interi dhe pelqehet.”

“Por dua tju them se ne asnje menyre klubi nuk do te fale Vecinon e nuk do e fuse ne asnje tratative me Cagliarin.”

“Inzaghi ka folur me Vecinon dhe i ka konfirmuar se e konsideron nje pjese shume te rendesishme te Interit te tij. Harrojeni, ata qe shkruajne te kunderten nuk dine asgje. Interi e ka hequr Vecinon nga merkato e shkembimeve. Ai largohet vetem per cash.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.