Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

249 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Skriniar eshte i bindur: “Ja cfare na duhet per te ndryshuar komplet sezonit. Vetem nje…”

Inter, Skriniar eshte i bindur: “Ja cfare na duhet per te ndryshuar komplet sezonit. Vetem nje…”
Inter Club Staff

Pas 0-0 ne San Siro kunder Milan ne ndeshjen e pare te gjysmefinales se Kupes se Italise, Milan Skriniar ka dale perpara mikrofonave te Sky Sport.

Ai ka analizuar momentin qe po kalon Interi dhe ka folur ne pergjithesi per formen e skuadres zikalter kohet e fundit.

Cfare vlere i jep ketij barazimi?

“Donim te benim me shume, por shihet qe jemi me pak brilant se zakonisht. Duhet te gjejme ate forcen fizike dhe mentale qe kemi pasur me pare.”

“Per te ndryshuar komplet sezonin duhet nje fitore. Do te na jepte nje shtyse te madhe perpara. Jam i bindur qe do e gjejme ate force.”

Mendonit se do te kishit ardhur ne keto kushte ne kete moment te sezonit?

“Kampionati eshte shume i ekuilibruar. Kushdo mund te fitoje ndaj kujtdo. Donim nje pozicion me te mire ne klasifikim, tani duhet te gjejme forcen qe na duhet. Gjithcka eshte e hapur dhe ne duart tona akoma.”

Cfare keni thene me njeri-tjetrin pas kesaj periudhe?

“Ne dhomen e zhveshjes nuk jemi te shqetesuar, e dime se jemi nje skuader e forte. Jemi te qete ne kete moment.”

Leao eshte kundershtari me i forte ne Serie A?

“Po ben shume mire. Ka force, shpejtesi dhe teknike. Ka gjithcka cfare i duhet nje sulmuesi krahu modern. Eshte e veshtire te perballesh me te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.