Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

651 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Sky Sport zbulon gjithcka: “Ja formacioni anti-Real Madrid i perzgjedhur nga Conte: ne mesfushe perseri…”

Inter, Sky Sport zbulon gjithcka: “Ja formacioni anti-Real Madrid i perzgjedhur nga Conte: ne mesfushe perseri…”
Inter Club Staff

Me sa duket nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit per Interin po afrohet me shpejtesi, dhe zikalterit aty mund te luajne sezonin e tyre.

Behet fjale per sfiden madheshtore te Champions League, ku Interi do te kete perballe skuadren e drejtuar nga Zidane, Real Madrid.

Interi ne kete ndeshje do te kete mungesa te rendesishme si Marcelo Brozovic qe eshte me Covid19 apo Stefano Sensi i demtuar.

Por Conte nuk kerkon asnje alibi, sepse sipas tij nje fitore ne kete ndeshje nuk duhet diskutuar nese Interi deshiron te kaloje me tej ne raundin tjeter.

Nderkohe, sipas Sky Sport, Conte eshte i bindur per formacionin qe do te zgjedhe ne kete ndeshje qe tani, dy dite para ndeshjes.

Ne porte do te jete si gjithmone, Samir Handanovic. Nderkohe, perballe tij do te jete muri Milan Skriniar, Stefan De Vrij dhe Alessandro Bastoni.

Ne mesfushe, Arturo Vidal dhe Nicolo Barella nuk diskutohen, por nje si Gagliardini pritet te kete gjithashtu nje bluze titullari, duke qene se Nainggolan nuk eshte ne formen e tij me te mire dhe Eriksen nuk llogaritet nga Conte.

Ne sulm nuk diskutohet Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku qe nga minuta e pare. Nderkohe ne krah, Perisic dhe Hakimi jane lojtaret me te kuotuar duke pare se Young nuk eshte shume mire.

FORMACIONI I MUNDSHEM SIPAS SKY SPORT ITALIA: 

Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Perisic (Young), Vidal, Barella, Gagliardini, Lukaku, Lautaro Martinez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.