Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,309 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Interi ka vendosur te ardhmen e Karamoh per sezonin e ardhshem: ja vendimi i klubit

Gazzetta – Interi ka vendosur te ardhmen e Karamoh per sezonin e ardhshem: ja vendimi i klubit
Inter Club Staff

Ai eshte mbase nje nga zbulimet me te bukur te sezonit zikalter. 

Po flasim per Yann Karamoh, francezin e ardhur nga Ligue 1 ne vere si nje premtim por qe si rralle here keto vite tek Interi, edhe pse shume i ri, ai tregoi ne fushe qe ka cilesi dhe qe mund te jete nje lojtar i madh i se nesermes.

Karamoh nuk ka pasur maksimumin e minutave ne kembe kete sezon, por sa here Spalletti i ka besuar nje bluze titullari, Yann Karamoh nuk e ka zbrapsur asnjehre kemben duke dhene ndihmen e tij.

Askush nuk e harron ate super gol ndaj Bolognes qe i dha nje fitore aq shume te rendesishme Interin ne ate moment teper te keq qe po kalonte.

Per te bere disa llogari se sa i rendesishem ishte ai gol, mendoni vetem kaq: pa ato tre pike, Interi sot do te ishte jashte Champions.

Por cfare e ardhme e pret Yann Karamoh tek Interi?

Kete gje e zbulon sot Gazzetta dello Sport:

“Konfirmohet. Qendron me ne! Kjo ka qene pergjigja qe kemi marre nga Spalletti dhe Ausilio pasi e kemi pyetur per sezonin e ri dhe per te ardhmen e Karamoh. Duket se francezi i ka bindur te gjithe se mund te vazhdoj rritjen e tij ende tek Interi.”

“Gjithmone ne merkato asnjehere nuk i dihet, sepse neser mund te te vije nje oferte e parezistueshme, por ashtu si jane gjerat sot per sot, Yann Karamoh eshte nje lojtar i Interit dhe i tille do te mbetet mbase duke pasur edhe me shume minuta sezonin e ri.”

“Por te mos harrojme se Karamoh i ka dhene ndihmen e tij Interit edhe ne ndeshjen ndaj Lazios ne Olimpico. Ishte pikerisht ai qe fitoi goditjen e kendit ne rastin e golit te trete sepse gjithcka nisi nga kembet e tij.”

“19 vjec, francez, i lindur ne Bregun e Fildishte. 16  ndeshje ne total, vetem 4 here titullar dhe nje gol fondamental tek 2-1 ndaj Bolognes. Karamoh e ka fituar me forcat e veta qendrimin tek Interi.” – e mbyll Gazzetta dello Sport shkrimin e saj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.