Corriere jep lajmin e madh? “Conte po mendon te ule Gagliardinin ne stol ndaj Real: ne vend te tij mund te luaje…”
Inter-Real Madrid eshte nje nga ato ndeshje qe nuk mund te gabohen dot sepse vlejne nje sezon te tere.
Ja pse edhe per Conten do te jete shume e rendesishme qe te besoje ne nje mbrojtje titullare qe perbehet nga Skriniar, De Vrij dhe Bastoni.
Ata kane luajtur bashke vetem dy here kete sezon: ndaj Lazios dhe Atalantes. Ne te dyja keto raste Interi ka barazuar 1-1.
Ashtu si tregon Corriere dello Sport, per sa i perkete te tjerave, nje formacion i ngjashem pritet ne fushen e lojes si ai ndaj Torinos, normalisht me disa ndryshime te vogla.
“Brozovic eshte e sigurt tashme qe nuk do te luaje dot, sepse ka dale pozitiv po ashtu si Padelli, dhe nuk eshte se pritej dicka tjeter.”
“Nderkohe, lajmi i madh mund te jete diku tjeter: Conte po e mendon seriozisht te ule ne stol Gagliardinin diten e neserme.”
“Por nese mendoni se ne vend te tij do te luaje Christian Eriksen, gaboheni perseri, sepse me sa duket, ideja e cmendur e Contes eshte perdorimi i Sensit nga minuta e pare.”
“Keshtu, nga testi qe do te behet sot ne Meazza, do te shikohet nese Sensi do te mund te jete dot ne kete ndeshje. Nese po, atehere surpriza e madhe per Interin do te jete pikerisht Stefano Sensi.”