Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

795 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, tani Brozovic ka nje aleat te cmuar: ja receta e Inzaghi dhe emri i njeriut qe do te jete ‘binjaku’ i tij!

Inter, tani Brozovic ka nje aleat te cmuar: ja receta e Inzaghi dhe emri i njeriut qe do te jete ‘binjaku’ i tij!
Inter Club Staff

Eshte njeriu me i rendesishem i skuadres, i pazevendesueshmi i vertete. Marcelo Brozovic eshte gati qe te nise nje sezon tjeter me fanellen e Interit ku pesha e tij do te jete ajo e perhershmja.

Sezonin e kaluar, Simone Inzaghi eshte detyruar qe te shtrydhe mesfushorin per shkak te mungesave te alternativave, por kete sezon nuk eshte me keshtu.

“Me sa duket, ardhja e Kristjan Asllanit ka ndryshuar shume gjera per sa i perket prespektives se mesfushes se Interit”.

“Muaji i pare si zikalter i ish-mesfushorit te Empolit i ka dhene ndjesi shume te mira te gjitheve por edhe vete Inzaghit”.

“Ka qene largpamesia e drejtuesve te cilet kane pare me pare se te tjeret nje talent te rralle si Asllani e do te jete njeriu qe do te ndihmoje Brozovic: aleati i tij i cmuar.”

“Pertej ndeshjeve qe ka munguar per skualifikim apo edhe per demtim, Brozovic nuk ka qene asnjehere zgjedhje e dyte per Inzaghin”.

“Kjo sepse ai nuk e ka pasur asnjehere nje zevendes te denje ne skuader. Por pertej kesaj, Marcelo nuk ka rene kurre dhe kualiteti i tij ka qene teper i larte”.

“Por tani gjerat kane ndryshuar: Marotta ka punuar perpara te tjereve per te marre nje djalosh si Asllani qe ka treguar cilesi te medha me Empolin ne gjysme kampionati”.

“Me nje lojtar te tille ne dispozicion, Inzaghi nuk duhet te prese nje demtim apo skualifikim per Brozovic qe ta zevendesoje”.

“Ai do te pushoje kur do te jete momenti per te pushuar. Kjo sepse ndonjehere duhet edhe qartesi dhe qetesi pe te ndricuar dhe Brozovic per te arritur keto dy gjera, i duhet edhe te pushoje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.