La Repubblica i habit te gjithe: “Inter po mendon per nje parameter 0 per te zevendesuar Sanchez? Behet fjale per…”
Ne kete moment mungon vetem zyrtarizimi dhe me pas Alexis Sanchez nuk do te jete me nje lojtar i Interit.
Per te po pritet qe te nenshkruhet marreveshja e prishjes se kontrates e cila eshte arritur qe diten e djeshme.
Por diten e sotme, per habine e te gjitheve, edhe pse Inter e ka mohuar dicka te tille me pare, La Repubblica flet per nje hipoteze tjeter ne sulm.
Edhe pse klubi zikalter e ka thene disa here qe sezonin do e nise me kater sulmues, La Repubblica ka nje emer te ri per sulmin.
“Sipas disa zerave, Inter po mendon per nje zevendes per Alexis Sanchez ne skuadren e pare te Inzaghit”.
“Ne fakt, ne oret e fundit, Inter ka hedhur syte pikerisht nga Dries Mertens, i cili po pret nje telefonate nga Inter.”
“Belgu ka mbyllur aventuren e tij me Napolin dhe eshte nje parameter 0, gati per te firmosur nje kontrate si lojtar i lire”.
“Ai ka eksperiencen e duhur dhe do te ishte gati te pranonte edhe nje rol si zevendesues i sulmuesve te tjere”, shkruan e perditshmja italiane.