Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

545 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juve-Inter, dalin ne pah detaje te tjera: Paratici ka kercenuar rende Orialin: “Do te godas nese guxon…”

Juve-Inter, dalin ne pah detaje te tjera: Paratici ka kercenuar rende Orialin: “Do te godas nese guxon…”
Inter Club Staff

Me sa duket nuk ka qene vetem Agnelli dhe Conte protagonist gjate ndeshjes Juventusi-Interi, por edhe te tjere.

Duket se edhe Paratici eshte perfshire ne kete sherr ku gjithcka ka ndodhur ne nje episod teper te pakendshem ku drejtuesi i Juventusit ka shkuar deri aty sa ka kercenuar Lele Orialin.

Ka qene pikerisht Interi qe ka zbuluar gjithca dhe La Gazzetta dello Sport ka vlersuar faktet nje e nga nje diten e sotme.

“Nuk ka qene vetem Agnelli ai qe ka ofenduar Conten me fjalet “Palaco”, “bo**”, apo fjale te pista si keto, por edhe Paratici ka kercenuar Lele Orialin.”

“Ne tunelin e ndeshjes, perpara intervalit, Lele Oriali i ka thene Agnellit dhe pjestareve te Juventusit aty “Mos flisni fare per lojtaret dhe stafin tone, mos na permendni fare”, jo me tone te renda.”

“Nderkohe, ky ka qene momenti kur eshte futur ne loje Paratici, i cili i eshte drejtuar me nje gjuhe te dhunshme Lele Orialit.”

“Ai i ka thene: “Te leverdis te na qendrosh larg, ndryshe kjo do te jete hera qe une te godas” eshte shprehyr Paratici ne drejtim te Orialit.”

“Me sa duket te gjithe kete diskutim e ka degjuar edhe arbitri i ndeshjes Mariani si dhe asistentet e tij bashke me Bonuccin.”

“Por per tu shenuar edhe Conte qe pasi Agnelli e ka ofenduar, i ka thene Agnellit: “Ma thuaj ne fytyre kete qe po me uleret nga tribuna nese ke kurajo. Nese ke dicka per te me thene, eja dhe ma thuaj ne fytyre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.