Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

655 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, tashme eshte ZYRTARE: Pinamonti eshte nje lojtar i ri i Frosinones. Ja formula dhe detajet!

Inter, tashme eshte ZYRTARE: Pinamonti eshte nje lojtar i ri i Frosinones. Ja formula dhe detajet!
Inter Club Staff

Andrea Pinamonti eshte lojtari me i ri i Frosinones.

Askush nuk e priste ne mengjes por ndodhi. Kete gje e ka pranuar vetem pak minuta me pare edhe drejtori sportiv i Forosinones.

Nje nga goditjet e minutave te fundit ne merkaton italiane ka qene pikerisht Pinamonti, por sipas asaj qe zbulon per Sky Sport Capozucca, drejtori i te verdheve, ka treguar se ne mengjes as nuk e kishin menduar kete blerje:

“Ndryshuam shume, nuk e di as ta them tani numrin e sakte te lojtareve qe kemi blere. Duhet te nderronim, eshte nje nga kampionatet me te veshtire ndonjehere, duhet te bejme maksimumin per te qendruar lart.”

“Kemi bere gjera qe tejkalojne mundesite tona. Pinamonti per shembull ishte nje marreveshje qe nuk e kishim parashikuar sepse kushtonte shume, por e beme dhe falenderoj presidentin per kete.”

Nderkohe, edhe Interi e ka komunikuar zyrtarisht shitjen e lojtarit:

“Fc Internazionale Milano komunikon shitjen perfundimtare ne huazim te sulmuesit te ditelindjes 1999 Andrea Pinamonti tek Frosinone Calcio.”

Me kete komunikate te shkurter Interi ka bere me dije huazimin e lojtarit. Formula eshte ajo e  huazimit te thjeshte pa te drejte blerje dhe lojtari do te rikthehet ne shtepi pas nje viti.

Pra ndryshe nga sa u perfol, Frosinone nuk ka asnje te drejte blerje mbi te.

Ne shtepine zikalter shpresojne qe Andrea Pinamonti te gjeje minutazhin e duhur per rritjen e tij futbollistike tek skuadra e tij e re sepse qellimi i ketij huazimi ai eshte.

Kjo formule eshte edhe pak e rrezikshme, sepse klubet qe huazojne nje lojtar pa te drejte blerje kane tendencen te mos i perdorin shume sepse ne kete menyre do te vleresonin nje lojtar qe nuk e kane ne pronesine e tyre. Ky eshte nje problem i njohur ne Serie A dhe B ku skuadrat italiane huazojne te rinj por pa i perdorur ata. Prandaj Interi ne vitet e fundit ka perdorur shume huazimin me te drejte blerje dhe me te drejte riblerje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.