Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,298 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter TV zbulon gjithcka: “Ja gjesti qe beri Lukaku pas golit te 2-0: u afrua afer shokeve dhe i kerkoi qe…”

Inter TV zbulon gjithcka: “Ja gjesti qe beri Lukaku pas golit te 2-0: u afrua afer shokeve dhe i kerkoi qe…”
Inter Club Staff

Ka qene nje ndeshje teper inteligjente ajo e luajtur nga Interi diten e sotme perballe Juventusit ne San Siro.

Conte i ka bere komplimenta te medha djemve te tij pas ndeshjes sepse e ka konsideruar kete ndeshje si nje provim pozitiv nga skuadra e tij.

Por ne fund te ndeshjes, Inter TV ka zbuluar disa prapaskena nga ndeshja, duke treguar edhe njehere se perqendrimi ne skuadren zikalter ka qene maksimal ne cdo moment.

Keshtu, ata fillojne te tregojne gjithcka cfare ka ndodhur menjehere pas golit te 2-0 te shenuar nga Barella.

“Le ta nisim me radhe: ne momentin kur ndeshja shkoi 1-0, lojtaret dhe stafi e dinin qe ende nuk ishte fituar asgje.”

“Pasi u festua per disa sekonda goli, te gjithe u rikthyer siper serioz ne vendet e tyre ne fushe dhe ne pankine, sepse e dinin qe ndeshja ishe shume e gjate.”

“Por tek goli i 2-0, gjesti i Lukaku ishte teper domethenes: ai therrini afer te gjithe skuadren dhe i ka uleritur atye: ‘djema, djema me degjoni: me mend ne koke, me mend ne koke, me mend ne koke’. plot tre here per ti bere ata qe te perqendrohen per minutat e mbetura.”

“Nderkohe, De Vrij ka vazhduar ne ato momente te flase me shoket e repartit, por nderkohe qe mbeteshin edhe pak minuta nga perfundimi i lojes, ai i ka therritur te gjithe shoket e skuadres ne minuten e 85 duke uleritur: ‘djema, cfare po beni? Akoma nuk ka perfunduar’.”

“Ne fund, te paret qe festuan ishin pikerisht ata, Romelu Lukaku dhe De Vrij qe edhe pse nuk arriten te shenonin sot, kane bere nje pune te shkelqyer skuadre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.