Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,652 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen nje dhurata e madhe nga Brazili qe sjell Dybala ne Milano? “Me sa duket po flitet per nje…”

Inter, vjen nje dhurata e madhe nga Brazili qe sjell Dybala ne Milano? “Me sa duket po flitet per nje…”
Inter Club Staff

Tek Inter ne kete moment ceshtja Paulo Dybala eshte nje ceshtje mjaft e nxehte dhe aspak e perfunduar.

Argjentinasi qe eshte nje lojtar i ri po ndiqet prej shume kohesh nga zikalterit me ne krye Marotten, por deri me tani nuk eshte bere dot asgje.

Ne momentin qe palet jane afruar ne fillim, gjithcka eshte venitur nga nje afrim i papritur i Romelu Lukaku qe me pas u transferua ne Milano ne menyre te papritur.

Nderkohe, gjithcka tani po pengohet nga dy largime te rendesishme qe Inter duhet te beje perpara se zikalterit te hidhen ne sulm per Dybala.

Por pikerisht per kete ceshtje ka folur diten e sotme Corriere dello Sport, qe ka treguar keshtu nje hipoteze komplet te re.

“Me sa duket, largimi i Vidal drejt Brazilit te Flamengo nuk do te jete largimi i vetem nga Interi drejt ketij vendi”.

“Kjo sepse Flamengo mund te beje nje dhurate te madhe per zikalterit duke marre bashke me Vidal edhe Alexis Sanchez”.

“Ky i fundit nuk ka pranuar deri me tani asnje propozim nga Inter per tu larguar dhe ky ka qene nje problem shume serioz”.

“Por gjerat mund te ndryshojne me zhvillimet e fundit, edhe pse ka nje pikepyetje te madhe ne te gjithe kete histori”.

“Duhet kuptuar ne radhe te pare nese argjentinasi eshte gati te lere Europen (deri me tani nuk e ka menduar dicka te tille) dhe te transferohet ne Ameriken Latine”.

“Por nese Flamengo per shembull, ku do te gjente edhe mikun e tij Vidal, do te ofronte nje page te larte, ai mund te mendohej seriozisht”.

“Per kete operacion do te duhet shume diplomaci nga Felicevich, agjenti i Vidal dhe i Sanchez, i cili mund te zhbllokoje kete situate”.

“Inter normalisht do te ishte shume e lumtur qe te linte te lire El Nino Maravilla, i cili bashke me veten e tij, do te merrte nga pas edhe nje page teper te larte”.

“Kjo do te ishte pikerisht dhurata qe do te merrte Interi nga Brazili nese Sanchez perfundon te Flamengo: Paulo Dybala”.

“Po, sepse me parate e kurseya nga paga e Sanchez, Marotta do te hapte menjehere kanalin e komunikimit me Dybala”.

“Me pak fjale, tratativa per Paulo nuk eshte braktisur kurre por vetem eshte lene ne pritje. Ne pritje per te gjetur nje sistemim per Sanchez…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.