Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

975 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohen detaje te takimit Zhang-Inzaghi dje ne Appiano: “Me sa duket Presidenti ka kerkuar direkt…”

Inter, zbulohen detaje te takimit Zhang-Inzaghi dje ne Appiano: “Me sa duket Presidenti ka kerkuar direkt…”
Inter Club Staff

Nuk ka vend per alarm por besimi eshte rinovuar. Steven Zhang eshte kthyer ne Appiano Gentile dje dhe ka takuar menjehere Simone Inzaghin.

Ai ka marre nje konfirmim tjeter se deshira dhe vullneti eshte qe te vazhdohet me te ne pankine. Pra, asnje ndarje ne horizont.

Gjithesesi, Zhang ka qene i qarte me tranjerin: “Bashke me drejtuesit, ai i ka thene qe nga tani e deri sa ndeshjet te rifillojne, konfuzioni duhet te zhduket”.

“Me pak fjale, ai ka kerkuar nga Inzaghi direkt nje reagim. Steven e ka shume te veshtire qe te kuptoje pse Inter e ka nisur kaq keq dhe ngadale”.

“Gjithesesi, nuk deshiron te beje gabimin ta quaje qe tani nje sezon te deshtuar sepse jemi ende ne fillim fare”.

“Udhetimi ne Appiano Gentile eshte finalizuar me fjale te ngrohta, dhe me nje besim te rinovuar te tranjeri qe ne ditet e fundit eshte pare edhe i turbullt”.

“Natyrisht, Zhang e ka qetesuar, por i ka kerkuar me shume. Atij, drejteusve, por edhe skuadres, nga te cilet pret me shume”.

“Ndaj Romes nuk duhet te mendohet asnje rezultat pervec fitores. Nje jave tjeter pa rezultat pozitiv mund te beje Interin te largohet shume nga kreu qe ne fillim te tetorit e qe do te ishte dicka teper e tmerrshme. Prandaj, duhet ndryshuar menjehere marshi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.